Merkel mbron futbollistët homoseksualë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka këshilluar futbollistët homoseksualë të mos kenë frikë nga dalja në publik pas deklaratave nga një lojtar anonim i Bundesligës, i cili u shpreh se beson se homoseksualët kurrë nuk do të përshtaten në natyrën heteroseksuale të lojës.
“Më duhet të jem aktor çdo ditë dhe të mbrohem vazhdimisht”, u shpreh ai.
Kurse, Merkel gjatë një konference për shtyp në Berlin, deklaroi: “Ju nuk duhet të keni frikë. Jam e mendimit se të gjithë që kanë fuqi dhe guxim duhet të dalin publikisht dhe të shprehin orientimin e tyre”.