E Diel, 1 Nëntor 2026

Pelegrini me mire se Murinjo. Reali i vjetshem me i forte

Statistikat

E perditshmja katalane Sport ka krahasuar statistikat e ketij fillimi te sezonit nga Reali i Madridit i Zhoze Murinjos me ecurine e vitit te kaluar kur skuadra drejtohej nga Manuel Pelegrini. Si ne La Liga ashtu edhe ne Champions League skuadra e kryeqytetit spanjoll eshte paraqitur me mire gjate sezonit te meparshem kur shenonte me teper gola dhe kishte grumbulluar me shume pike. Nje tjeter fakt eshte se te gjithe ne Spanje prisnin qe skuadra e drejtuar nga tekniku luzitan te dhuronte me teper spektakel.

Ne sezonin 2009-2010 ekipi merengue qe drejtohej nga Pelegrini ne pese javet e para te kampionatit kishte grumbulluar 15 pike duke realizuar 16 gola dhe duke pesuar vetem 2 rrjeta. Ne anen tjeter skuadra e Specialit deri me tani ka grumbulluar 11 pike duke shenuar vetem 6 gola ndersa ka pesuar nje. Per keto statistika aspak bindese Murinjo nuk mund te justifikohet as duke thene se eshte perballur me kundershtare te forte duke qene perballjet e ketij edicioni me Majorken Osasunen Real Sociedadin Espanjolin dhe Levanten jane thuajse te barazvlefshme me sfidat kunder Deportivo La Korunjas Vijarealit Espanjolit Kserezit dhe Tenerifes. Edhe ne Champions League pavaresisht se ka fituar dy ndeshjet e para Reali i Madridit nuk duket nje skuader qe i tremb kundershtaret Pelegrini shkaterroi Zyrihun dhe Marsejen duke shenuar 8 gola dhe pesuar 2. Skuadra e Zhoze Murinjos ka realizuar vetem 2 gola duke e ruajtur te paprekur rrjeten. Nje prej atyre qe e vuan mentalitetin difensiv te Murinjos eshte Kristiano Ronaldo mesfushori ka shenuar vetem nje gol ndersa ne te njejten periudhe te nje sezoni me pare ai numeronte 9 rrjeta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›