Pellegrino, dy autogola për tetë ditë

Nga Express më 24 janar 2011 në ora 15:51
Nuk është një periudhë e mirë për Maximiliano Pellegrinon. Mbrojtësi argjentinas i Cesenas në humbjen 2-0 nga Milan të dielën në San Siro shënoi autogolin e dytë brenda tetë ditëve.
Pellegrini kishte dënuar ekipin e tij edhe në takimin e xhiros së kaluar kundër Romës duke devijuar topin pas goditjes nga Simplicio në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Në San Siro e realizoi të dytin duke mposhtur portierin Antoniolo me një intervenim të vonshëm në duel me sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç.