Belgjika që 225 ditë pa qeveri

Belgjika tashmë është që 225 ditë pa qeveri, duke thyer rekordin e deritanishëm evropian që e mbante Holanda, në vitin 1977.
Holanda deri tani mbante rekordin e vendit pa qeverisje dhe kjo ishte shënuar në vitin 1977, kur ky vend kishte ngelur pa Qeveri për gati 208 ditë.
Në nivel botëror, ky rekord është thyer nga Iraku, ku në vitin 2009, ai mbeti pa qeverisje për rreth 289 ditë.
Aktualisht Belgjika është në qendër të vëmendjes sa i përket mos-iformimit të qeverisjes. Bisedimet për formimin e koalicionit kanë nisur nga 13 qershori i vitit të kaluar, kur përfunduan zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, dhe se ato u zhvilluan deri më 3 qershor, mirëpo duke mos pasur sukses në arritjen e marrëveshjes për qeverisje.
Negociata ngecën pa rezultat, edhe pse ishin kyçur në to shtatë parti politike-katër nga komuniteti flaman dhe tre nga ai valon. Prej asaj periudhe kanë kaluar mëse pesë muaj dhe nuk është bërë asnjë hap drejt formimit të bashkëqeverisjes.
Negociatori kryesor për formimin e Qeverisë është Johan Vande Lanote, i cili në cilësinë e “pajtimtarit” është emëruar nga mbreti Alberti II. Ai i ka dorëzuar një raport mbretit për dështimin e negociatave dhe mosarritjen e rezultateve, duke kërkuar edhe dorëheqje, mirëpo ajo është refuzuar dhe janë nxitur përpjekje të reja.