“Pëllumbat e PS të mos bëhen papagaj të Ramës”
• Nënkryetari i PAD-së denoncoi dje bashkëpunimin PS-PD për reformën zgjedhore. “Boshti PS-PD është boshti i humbjes të së majtës në zgjedhjet e ardhshme”, tha Demeti.Duke bërë një retrospektivë të ngjarjeve politike, Demeti u shpreh se bashkëpunimi PS-PD ka dështuar në të shkuarën, siç ishin zgjedhjet e vitit 2005, kur dy partitë sollën në parlament draftin për reformën, i cili nuk rezultoi pozitiv. Sipas tij, qëndrimi i PAD-së është i pandryshueshëm edhe pas deklaratave të ndonjë kryetari partie të majtë. “Nuk do pranojmë asnjë sistem proporcional rajonal që do të ofrohet për t’u miratuar. Sistemi aktual i korrigjuar, pra maxhoritar me votë të unifikuar për të shmangur Dushkun, është sistemi më i mirë për kushtet e Shqipërisë”, tha Demeti. Vetëm dy ditë më parë, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, u shpreh për hapësira në përzgjedhjen e proporcionalit, ku mund të kombinohen listat kombëtare me ato rajonale etj.