E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, 82 për qind e klasave në shkolla me mikrobe të rrezikshme

• Në institucionet arsimore mungon higjiena, ndriçimi dhe nxënësit mësojnë me zhurmë që tejkalon standardet e OBSH.Këto janë të dhënat e sondazhit të fundit të realizuar nga Departamenti “Ekspertiza Shëndetësore dhe Shëndeti Mjedisor” në ISHP në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndeti Publik dhe atë Arsimore në Tiranë. Qëllimi i këtij studimi ishte impakti shëndetësor në grup-moshat 6-15 vjeç nga treguesit  higjieno-sanitarë në institucionet arsimore. Kështu, nga të dhënat rezulton se në 82% të klasave paraqitet kontaminim i lartë mikrobik i ajrit dhe në 66% të tyre infektim i lartë mykologjik i ajrit që thithin nxënësit. Veç kësaj, në 88% të klasave niveli i zhurmave është mbi vlerat standarde, ndërsa koeficienti i ndriçimit është disa herë më i ulët se standardet e Bashkimit Evropian. Pjesa më e madhe e klasave kanë lagështirë dhe në stinën e dimrit mungon ngrohja. Sipas të dhënave të studimit, rezulton gjithashtu se 26% e nxënësve në shkolla e kopshte kanë kaluar infeksione respiratore të rrugëve të sipërme dhe të poshtme. Ndërkaq 13%-20% e nxënësve janë alergjikë. Specialistët rekomandojnë marrjen e masave konkrete për të ndryshuar situatën në institucionet arsimore, pasi me këto kushte rrezikohet shëndeti i nxënësve.                        z.ll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›