Pëllumbi në Asamble: Deputeti që tenton të shitet te krahu tjetër, t’i hiqet mandati
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ish-nënkryetari i PS-së Servet Pëllumbi propozoi miratimin në statut të një neni, sipas të cilit çdo deputet i PS-së që tenton të kalojë në krahun tjetër apo të blihet për miratimin e ligjeve të caktuara, ti hiqet automatikisht mandati dhe të zëvendësohet menjëherë. “Nuk është koha për përçarje, por për të administruar siç duhet atë që kemi. Ne duhet të shkojmë në parlament për të bërë rolin që na takon dhe për të kërkuar hetimin parlamentar të votës së vjedhur. Ndërkohë, duhet të bëhet një analizë e thellë dhe të mos biem preh e provokimeve të Berishës. Të ngremë një grup pune për të përgatitur kongresin dhe zgjedhjet e ardhshme partiake. Të shihet mundësia që në statut të vendoset një pikë që për të gjithë deputetët që do të tentojnë të kalojnë në krahun tjetër apo të blihen, t’u bjerë mandati”
31 Korrik 2009