RAPORTI DELIKAT, zgjedhja e kreut të Kuvendit sfida e parë e maxhorancës
Dilema për postin e kreut të Kuvendit, Topalli rrezikoi “eleminimin” në vitin 2005 . Nënkryetarja e PD-së është në shënjestrën e shumë deputetëve të kësaj partie
Gara për postin e kreut të Kuvendit do të jetë një sfidë e vështirë për Partinë Demokratike. Të paktën eksperienca e vitit 2005 dhe situata e krijuar pas 28 qershorit e mbështetin një fakt të tillë. PD-ja është e vendosur që të kontrollojë direkt postin e kreut të Kuvendit, nisur nga kompetencat që i jep mbi organizimin dhe funksionimin e legjislativit ky post. Por raporti delikat i numrave dhe mandateve duket se do të vështirësojë punën e PD-së për të gjetur një kandidaturë që të ruajë ekuilibrat dhe të thithë të gjitha votat brenda PD-së, pa përjashtime. Precedenti i vitit 2005 me zonjën Topalli ishte një tregues i qartë se rivaliteti brenda partisë për pak sa nuk i kushtoi zgjedhjen Kryeparlamentares së ardhshme. Asokohe, në fletët e votimit që u shpërndanë për zgjedhjen e Kryeparlamentares u zbulua se kishte tentativa për kontroll dhe lexim të votës së fshehtë. Kjo gjë për pak sa nuk u kthye në skandal e për pasojë Berisha vendosi të bëjë një votim të hapur dhe jo të fshehtë mbi kandidaturën e Topallit. Vetëm pas këtij vendimi të Berishës Topalli mundi të zgjidhej me mbi 71 vota si Kryeparlamentare. Por tashmë, katër vite më pas, sfida paraqitet edhe më e vështirë për faktin e thjeshtë se me gjithë LSI-në demokratët kanë gjithsej 74 vota dhe do të mjaftonin vetëm 4 të pakënaqur brenda radhëve të PD-së, që Topalli apo ndonjë tjetër kandidat i PD-së për këtë post të “digjej”.
Dilemat
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në qarqet e politikës nisi të qarkullojë ideja se Ilir Meta do të kërkojë postin e kryetarit të Kuvendit, përveç posteve ministrore në këmbim të bashkëpunimit me PD-në. Por së fundi po lakohen dhe emra të tjerë. Këtë herë emrat vijnë nga brenda PD-së. Por tani është kristalizuar mundësia se kryetarja Jozefina Topalli nuk do të vazhdojë ta mbajë më këtë post. Ende nuk është përcaktuar se cili do të jetë posti i ardhshëm i Topallit, megjithëse flitet për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme. Ajo që diskutohet në radhët e PD-së është mundësia që postin e kryetarit të Kuvendit ta marrë Ilir Rusmali. Gjatë katër viteve të kaluara Rusmali fillimisht mbajti postin e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Drejtësisë. Më pas dha dorëheqjen nga këto poste dhe u emërua kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, duke drejtuar kështu një nga komisionet më të rëndësishme parlamentare. Më pas Rusmali u zgjodh në krye të Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës
Posti
Në çdo rast, votimi për kreun e Kuvendit do të jetë një proces tejet delikat që do të kërkojë një konsensus të gjerë brenda koalicionit qeverisës dhe vetë PD-së për tu finalizuar me sukses. Posti i kryetarit të Kuvendit nuk do të lëshohet lehtë nga demokratët. Drejtimi i institucionit më të rëndësishëm ligjbërës shikohet si prioritet nga demokratët për ta drejtuar edhe gjatë katër viteve të ardhshme. Ky post mbetet një ndër pikat e forta të negociatave mes dy partive kryesore të koalicionit qeverisës. Ndërsa flitet për një kërkesë të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të marrë timonin e drejtimit të Legjislativit, burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se ky post duhet të mbahet nga forca kryesore për shkak se mundëson miratimin e nismave qeverisëse. Gjatë katër viteve të kaluara drejtimi me dorë të hekurt i Kuvendit nga nënkryetarja e PD-së, Topalli, arriti miratimin e shumë nismave qeverisëse, si dhe bllokimin e disa dekreteve presidenciale, të cilat nuk gëzonin mbështetjen e maxhorancës.
PS-ja kërkoi tre herë shkarkimin e Topallit
Përpos sfidës për gjetjen e ekuilibrave brenda kampit qeverisës që disponon shumicën, shpesh kreu i Kuvendit ka qenë objekt i mocioneve dhe nismave të opozitës. Vetëm në katërvjeçarin e fundit, e majta, veçanërisht Partia Socialiste, brenda harkut kohor të tre viteve ka kërkuar dy mocione shkarkimi për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.Në të dyja rastet opozita nuk ia ka arritur synimit të saj. Ndërkohë që gjatë katër viteve opozita nuk ka bërë asnjë mocion mosbesimi për kryeministrin Sali Berisha. Duket qartazi se më shumë edhe se vetë posti Kryeministrit, kreu i Kuvendit ngelet një shënjestër e opozitës. Drejtimi i Kuvendit shikohet me rëndësi nga maxhoranca për shkak se i shërben dhe i vjen në ndihmë qeverisë në rast se titullari zgjidhet në radhët e PD-së. Kryetari i Kuvendit ka në dorë të përfshijë në axhendën e punimeve të seancës nismat ligjore për të cilat Këshilli i Ministrave është i interesuar t’i kalojë sa më parë për miratim. Po kështu, kryetari i Kuvendit arrin të manovrojë në atë mënyrë që të vonojë përfshirjen në axhendë të kërkesave të partive opozitare për interpelancë me kryeministrin apo ministra të ndryshëm të qeverisë. Kryetari gjithashtu përcakton kohën se kur duhet të shqyrtohen dekretet e presidentit dhe ka në dorë bllokimin e tyre, ashtu sikurse ndodhi me dekretet e presidentit Topit për emërimin e gjashtë anëtarëve të Gjykatës së Lartë vetëm sepse nuk gëzonin pëlqimin e maxhorancës demokratike. Demokratët mendojnë se është në favorin e PD-së në rast se posti i kryetarit të Kuvendit i përket kësaj force politike.
31 Korrik 2009