E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafiku në kaos nga mjetet e kafshët

09/05/2005  KUKËS - Trafiku në qytetin e Kukësit duket se është më në kaos se asnjëherë tjetër gjatë këtyre viteve të fundit. Një qarkullim i rregullt i mjeteve motorike dhe i njerëzve vazhdon të mbetet sfidë e pazgjidhur për policinë dhe pushtetin vendor atje. Shpejtësia dhe kaosi në qarkullim ka shtuar ankthin tek prindërit dhe fëmijët e Kukësit, në këto kohë kur aksidentet kanë ndodhur njëri pas tjetrit. Në rrugët e këtij qyteti, nuk janë të pakta rastet kur trafiku bëhet “çorbë” dhe për shkak të kafshëve, si kuajt, apo lopët, që lëvizin lirisht pa kontrollin e pronarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›