E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtonin të armatosur, kapen nga policia

Tre të rinj nga Berati kanë rënë në pranga të policisë mbrëmjen e së mërkurës për armëmbajtje pa leje. Policia kishte ngritur disa pika kontrolli në rrugët e qytetit dhe nga kontrolli rezultoi se Gentian Kondi 38 vjeç, nga fshati Starovë, Ilirjan Dyli 40 vjeç nga lagjja “13 Shtatori” dhe G.M. 17 vjeç nga lagjja “çlirim” mbanin me vete armë zjarri dhe municione. Të tre këta persona u arrestuan, ndërsa nga policia u bllokua një armë zjarri tip pistoletë e markës HS me 12 fishekë, një armë zjarri pistoletë tip TT dhe një armë automatike kallashnikov model 56. U sekuestruan gjithashtu edhe dy arka me fishekë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›