E Diel, 1 Nëntor 2026

I zoti i shtëpisë kap hajdutin në flagrancë

Fier

Një 26-vjeçar i njohur si hajdut profesionist është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pasi ishte kapur duke vjedhur nga pronari i një banese. Kreshnik Ceka, nga fshati Peshtan, u kap nga Viktor Fejzullahu, i cili e gjeti duke vjedhur brenda shtëpisë së tij. Fejzullahu e ka pikasur hajdutin kur u kthye në shtëpi dhe ka mbyllur menjëherë të gjitha dyert e dritaret, duke e izoluar atë deri në mbërritjen e policisë. Banesa e Fejzullahut ndodhet pranë Qafës së Koshovicës, anës rrugës kombëtare Fier-Vlorë. Shtëpia është larg zonës së banuar dhe bashkë me vila të tjera ka rënë shpesh pre e vjedhjeve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›