E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Britani humb jeten nje i moshuar

Një i moshuar ka gjetur vdekjen në Britaninë e Madhe pasi automjeti me të cilin udhëtonte është marrë nga rrjedha e ujit pas një nate me shira të dendur. Burri vdiq si pasojë e një ataku në zemër rrugës për në spital pas ndërhyrjes së urgjencës. Edhe qyteti turistik Cedar Gorxh është përfshirë nga përmbytjet. Ndërkohë që në jyg perëndim të vendit shumë banesa janë pa energji elektrike. Po në këtë zonë bizneset e vogla janë mbyllur pasi me qindra prona janë nën ujë. Pronarët janë shprehur se asnejri nuk e kishte pritur një situatë të tillë por që tashmë duhet të rimëkëmbëshin menjëgerë. Agjencia për ambjentin në Britaninë e Madhe ka bërë të ditur se ka lëshuar 75 paralajmërime për përmbytje si dhe ka vënë alarmin për 153 zona të tjera. Metereolgët kanë paralajmëruar se moti mund të përkeqësohet edhe më shumë gjatë fundjavës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›