Pema, “pema” që pjell gola për donatorët e Muçës

ASA (Albania Sport Agency) - Trajneri i Tiranës, Shkëlqim Muca, duhet t'i falet zëvendësuesit 22-vjecar Eleandro Pema që falë nuhatjes së tij arriti të shënojë (45'e 51') dy golat e përmbysjes së madhe në fitoren e vështirë të Tiranës në transfertë me Elbasanin (1-2). Dy gola të alternativës së dytë sulmuese të bardhebluve që bëri të pavlefshëm golin e shpejtë të realizuar nga kosovari i Elbasanit, Ilir Nallbani në minutën e 8 të takimit, kur mposhti me një gol mjeshtëror portierin e Kombëtares, Isli Hidi.
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 28 të Kategorisë Superiore, ku u përballën kampioni në fuqi (i shkurorrëzuar matematikisht) me kryesuesen e kampionatit, nisi në mënyrën me të keqe për Tiranën, e cila u gjet shpejt nën presionin e vendasve, që kërkoi të shmangte humbjen e katërt shtëpiake dhe të 12 sezonale në 28 javë kampionat.
Bardheblutë e Mucës, që vinin pas dy rezultateve thuajse "negative" me dy barazimet me ekipet modesete (Kastrioti, Flamurtari), përjetuan minuta ferri kur Ilir Nallbani shënoi golin e parë, një gol që i befasoi nënkampionët, teksa detyroi dhe trajnerin e rekordmenëve të kryente zëvendësimin e parë në minutën e 45: mesfushori Hetlem Capja (ish-lojtari i Elbasanit deri në muajin dhjetor të vitit 2006) i la vendin sulmuesit e Eleandro Pema, i cili në minutën e 45 finalizoi me dinakëri aksionin e skuadrës së tij.
Pjesa e parë prodhoi barazimin midis dy skuadrave, ndërsa e dyta, më një Tiranë tepër agresive solli shumë shpejt golin e fitores të bardhebluve, kur në të 51' Pema shëniu golin e dytë për Tiranën dhe të dytin personal në këtë takim, gol që rezistoi deri në fund të fërshëllimës së gjyqtarit kryesor Sokol Cekaj. Për Pemën dy golat kundër Elbasanit e cuan në kuotën katër të golave të shënuar pas atyre të realizuar me Dinamon (2-1) dhe Teutën (5-0).
Tripiëkshi i marrë në Elbasan i dha mundësisë Tiranës të ruajë diferencën pesëpikeshe me ndjekësin e saj më të afërt, Vllazninë, që nga ana e saj fitoi (2-1) me Dinamon në kryeqytet.
Tirana javën e ardhshme (e 29-ta) do të presë në shtëpi Dinamon në derbin e vogël të kryeqytetit, ndërsa Elbasani do të udhëtojë drejt Peqinit, për tu pëballur me Shkumbinin vendas.
SKEDA
ELBASANI – TIRANA 1-2
Shënues: Nallbani 8'/Pema 45' e 51'
Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan
Gjyqtarë: S.Cekaj, F.lamaj, G. Maloku
Përballjet sezonale
Faza e parë: Elbasani-Tirana 2-2
Faza e dytë: Tirana-Elbasani 2-0
Faza e tretë: Elbasani-Tirana 1-2
Bilanci ELBASANI – TIRANA :
128 ndeshje; 29 fitore Elbasani, 33 barazime, 66 fitore Tirana. Golat: 117-234