E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët ikin, Xhafaj shënon

ASA (Albania Sport Agency)- Golashënuesi më i mirë i Teutës, Daniel Xhafaj, i dhuroi fitoren minimale ekipit të tij, shtatë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, kur shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit (tashmë me 16 gola) vulosi në minutën e 83 rezultatin 1-0 të takimit me Besën që u paraqit me lojtarë të rinj.
Trajneri Bici, i cili më shumë mendoi për arritjen në finale të skuadrës së tij, kur të mërkurën e ardhshme do të presë në shtëpi Shkumbinin më të cilin barazoi 3-3 në Peqin, hodhi në fushë një formacion pa shumë pretendime, aq sa dhe shumë shikues kavajas u larguan nga stadiumi në fund të pjesës së parë.
Daniel Xhafaj goditi shtyllën përpara se të shënonte golin e fitores në minutën e 83, që solli dhe clirimin psikologjik të trajnerit Starova.
Në mesjavë Teuta, gjysmfinaliste e Kupës së Shqipërisë do të përballet me Partizanin, ndërsa të shtunën për kampionat do të presë në shtëpi sërish ekipin e kuq.
Besa, përpos impenjimit në Kupë kundër Shkumbinit, do të udhëtojë drejt Shkodrës si mysafire e Vllaznisë.

BESA – TEUTA 0-1
Shënues: /Daniel Xhafaj 83'
Stadiumi "Besa", Kavajë
Gjyqtarë: T.Latifi, E.Doda, D.Rexha
Përballjet sezonale
Faza e parë: Besa-Teuta 1-1
Faza e dytë: Teuta-Besa 1-0
Faza e tretë: Besa-Teuta 0-1
Bilanci BESA – TEUTA:
120 ndeshje; 31 fitore Besa, 38 barazime, 51 fitore Teuta. Golat: 102-139

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›