Penalitetet, "Bectel&Enka" padit tatimet
TIRANE - "Bectel & Enka", firma që po ndërton rrugën Kalimash-Morinë ka paditur Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për disa penalitete të vëna nga institucioni shtetëror. Padia u depozitua në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës paraditen e djeshme dhe pas procedurave të shortit elektronik u caktua gjykatësi Agron Zhukri për ta shqyrtuar atë. Dje pas kryerjes së procedurave në sekretarinë e institucionit padia iu dorëzua gjyqtarit të përzgjedhur nga shorti, i cili pritet ta caktojë datën e gjyqit në ditët e ardhshme. Palët do të njoftohen për këtë proces për të paraqitur pretendimet paraprake, ndërsa pritet që gjykata t'iu ofrojë zgjidhjen e çështjes me kompromis. Firma "Bectel & Enka" ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, dhe aktualisht po punon në ndërtimin e dy tuneleve paralelë të zonën e Kalimashit. f.m.