"Telefonata anonime zbuloi heroinën"
Automjeti tip "Golf" në të cilin ndodheshin tre shqiptarë nga Maqedonia sapo kishte hyrë në qytetin e Durrësit me 4.2 kilogramë heroinë, kur një telefonatë anonime ka mbërritur në polici mbrëmjen e të shtunës.
Trazhgim Sokolaj
Telefonuesi, i cili ka preferuar të flasë shkurt, ka informuar sallën operative se 4.2 kilogramë heroinë ishin fshehur në makinën me targa maqedonase në të cilën ndodheshin tre persona nga Struga. Shërbimet e policisë të cilat edhe më parë kishin marrë një informacion në rrugë operative për lëvizjen e drogës, nuk kanë vonuar të mbërrijnë në lagjen 13 në Durrës, ku ndodhej makina e përshkruar nga telefonuesi anonim. Kontrolli i agjentëve të antidrogës brenda në makinë dhe në pjesën e përparme të saj ka qenë pa rezultat. Duke besuar se informacioni anonim ishte i vërtetë agjentët kanë këmbëngulur, ndërsa qeni antidrogë ka nuhatur heroinën të fshehur në gomat e pasme të automjetit tip "Golf". Pasi kanë gjetur drogën e fshehur aty, agjentët e antidrogës i kanë vënë prangat tre personave: Isein Nasufi, 41 vjeç, lindur e banues në Strugë të Maqedonisë, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare maqedonase, Dritan Gjura, 33 vjeç, lindur e banues në Strugë të Maqedonisë me profesion mësues dhe Madrit Istrefi, 30 vjeç, lindur e banues në Strugë të Maqedonisë, me arsim 8 klasë. Tre të arrestuarit janë ndaluar menjëherë nga policia dhe janë transferuar në drejtim të Tiranës. Policia ka bllokuar edhe 30 mijë e 500 euro dhe 6 mijë franga së bashku me makinën ku ishte fshehur droga, si dhe katër celularë të përdorur nga të arrestuarit.
Operacioni
Tre shqiptarët nga Maqedonia kanë hyrë në Shqipëri bashkë me makinën në të cilën kishin fshehur drogën, rreth mesditës së shtunë. Ata kanë deklaruar gjatë kalimit në doganën e Qafë-Thanës se, po vinin në Tiranë për të parë ndeshjen e kombëtares shqiptare të futbollit me Suedinë. Kontrolli i zakonshëm që i është bërë automjetit në doganë ka dështuar të zbulonte lëndën narkotike që ishte fshehur në gomat e makinës. Tre shqiptarët nga Maqedonia kanë mbërritur në Tiranë pas dy ndalesave të shkurtra dhe më pas janë nisur në drejtim të Durrësit ku do të takonin pritësit e lëndës narkotike. Në kohën kur makina po hynte në Durrës, policia është lajmëruar se tre persona me një makinë tip "Golf" ndodheshin në Durrës për të shitur 4.2 kilogramë heroinë. Forcat e policisë kanë rendur menjëherë në drejtim të automjetit dhe pasi e kanë kontrolluar atë kanë zbuluar heroinën. Telefonata anonime e bërë në polici, besohet se ka për autor persona që kanë qenë në dijeni për lëvizjen e heroinës nga tre të arrestuarit. Hetuesit besojnë se telefonuesi mund të jetë një rival i të arrestuarve në tregun e trafikimit të heroinës, ose person që ka qenë duke lëvizur sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike në një drejtim tjetër dhe ka dashur të përqendrojë policinë në ndjekjen e makinës me targa maqedonase. Pas telefonatës anonime në organet e policisë, agjentët janë urdhëruar të ndërhyjnë menjëherë para se tre shqiptarët nga Maqedonia të takoheshin me pritësit e drogës që besohet se do ta trafikonin heroinën në Itali, pasi ta blinin nga të arrestuarit.
Dosja "Tifozët" shkon te Krimet e Rënda
TIRANE - Drejtoria e Hetimit Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen penale që bën fjalë për akuzën e "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike" ndaj tre shqiptarëve nga Maqedonia që u arrestuan në Durrës gjatë aksionit "Tifozët". Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare sipas të cilave, pas lajmërimit verbal të mbërritur nga policia në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e diel, dje materialet hetimore të arrestimit kanë mbërritur në organin e akuzës. Prokuroria e Krimeve të Rënda, pritet të kërkojë në gjykatë masën e sigurisë "burg pa afat" ndaj tre personave të arrestuar. Në dosje janë administruar provat materiale të sekuestruara në vendin e ngjarjes, si dhe procesverbalet e sekuestrimit të 4.2 kileve heroinë.
Aksioni "Tifozët"
Isein Nasufi, 41 vjeç, lindur e banues në Strugë, Maqedoni, me detyrë punonjës i Policisë Kufitare maqedonase.
Dritan Gjura, 33 vjeç, lindur e banues në Strugë, Maqedoni, me profesion mësues.
Madrit Istrefi, 30 vjeç, lindur e banues në Strugë-Maqedoni, me arsim 8 klasë.
Sekuestruar
4.2 kilogramë heroinë
30 500 euro
6 mijë franga
1 makinë "Golf"
4 celularë