E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han, optimist për të ardhmen

 

Nëse ish-trajneri i Shqipërisë, Hans Peter Brigel deklaroi disa vite më parë se shanset që skuadra jonë Kombëtare të kualifikohet në një Botëror janë 1 në 100, Ari Han, është krejt e kundërta e tij. Holandezi që drejton aktualisht kuqezinjtë është optimist dhe beson se Shqipëria mund të renditet edhe e dyta në këto eliminatore. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen holandeze, “De Presse”, se ka në dispozicion lojtarë shumë të mirë te Shqipëria dhe nëse ekipet e mëdha do të humbasin terren në duelet me njëra-tjetrën, atëherë Shqipëria mund të jetë surpriza e grupit 1 në eliminatoret e Botërorit 2010. “Ne do të luftojmë për të marrë sa më shumë pikmë dhe për të ndërtuar një ekip solid dhe me të ardhme në Shqipëri, – ka thënë trajneri Ari Han. – Portugalia është një ekip i fortë, kompakt dhe me shumë lojtarë cilësorë në përbërje, ndërsa Suedia dhe Danimarka janë skuadra që e bazojnë lojën e tyre te lojtarë përgjithësisht të mëdhenj në moshë dhe kjo mund të shndërrohet edhe në një problem”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›