E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pendimi i Cannavaros

Fabio Cannavaro ka thënë se pendimi më i madh i karrierës së tij është që nuk u pensionua nga futbolli duke luajtur për Napolin.

Cannavaro i lindur në Napoli luajti për klubin si i ri para transferimit në Parma. “E kam filluar karrierën në Napoli dhe do të doja të isha pensionuar me fanellën e Napolit”, tha Cannavaro për Corriere dello Sport.

“Më vjen keq që nuk isha në gjendje të jem ajo që Paolo Maldini ishte për Milanin ose Francesco Totti për Romën. Shpresoja të bëhesha simbol i klubit të qytetit”, përfundoi ai. Vëllai i vogël i Cannavaros, Paolo është kapiten i Napolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›