“Pendohen” 14 hakersat e vjedhjes së bankomateve
Një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të grupit kriminal që akuzohet për vjedhje në 400 llogari bankare përmes bankomateve në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, janë penduar.
Trazhgim Sokolaj
Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, sipas të cilave 14 anëtarë të grupit nga 17 personat e akuzuar, kanë pranuar veprën penale për të cilën akuzohen. Ata janë marrë në pyetje nga grupi hetimor i dosjes “Matrix” për llogari të hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria, lidhur me skemën e vjedhjes së llogarive bankare përmes klonimit të kartave të kreditit. Sipas burimeve të hetimit, 13 nga të akuzuarit kanë pranuar se kartat e klonuara i merrnin nga kapoja i grupit Endrit Gjergjani, ndërsa ky i fundit është shprehur para hetuesve se përmes pajisjeve të sofistikuara kompjuterike arrinte klonimin e kartave që përdoreshin për vjedhjet. Pasi i kopjonte ato, Gjergjani ka pranuar se kartat e kreditit “Mastercard” dhe “Visa” i shpërndante tek personat e akuzuar si anëtarë të bandës së tij, me qëllim tërheqjen e shumave nga bankomatet apo blerjet me karta krediti. Sipas hetimeve të Prokurorisë, që nga mesi i vitit 2007 deri në mesin e vitit 2008, grupi i 17 personave të akuzuar ka arritur që përmes kartave të klonuara të kryente 400 tërheqje nga bankomatet si dhe një seri blerjesh të veshjeve, makinave dhe pajisjeve luksoze të kushtueshme në qendrat tregtare më në zë të Tiranës, Ulqinit dhe Shkupit.
2 milionë euro
Duke iu referuar hetimeve për grupin e 17 personave të arrestuar gjatë aksionit “Matrix”, Prokuroria tha se shifra e parave të vjedhura në 2 milionë euro është e ekzagjeruar. Një shifër e tillë duket se ka dalë nga përllogaritjet e bëra nga “Visa” dhe “Mastercard”, kartat e të cilave ishin klonuar nga Endrit Gjergjani, por grupi i këtij të fundit rezulton të ketë përfituar vetëm 200 mijë euro. Kapoja i bandës së të rinjve Endrit Gjergjani, përmes komunikimeve virtuale me hakera rusë dhe anglezë, mësonte prej tyre kodet dhe numrat serikë të kartave të kreditit të shtetasve të ndryshëm me qëndrim në vendet e Bashkimit Evropian dhe Kanadasë. Hakerat rusë dhe anglezë i kalonin kodet dhe numrat serikë të kartave përmes internetit në adresë të Endrit Gjergjanit. Ky i fundit paguante 500 dollarë për të dhënat e çdo karte, ndërsa shuma dërgohej me agjenci transfertash në adresë të hakerave që shisnin të dhënat e vjedhura. Me këto të dhëna, Endrit Gjergjani shkruante nga kompjuteri karta të boshatisura, të cilat klonoheshin duke u bërë një kopje origjinale e kartës që mbante zotëruesi i llogarisë bankare të vjedhur. Në këtë mënyrë, Gjergjani i shpërndante kartat e kreditit tek anëtarët e grupit kriminal të drejtuar prej tij. Të akuzuarit i kanë përdorur kartat e kreditit për 400 tërheqje në qytetet Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Nga këto raste, sipas hetimeve të Njësisë Task-Forcë kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Tiranës, 180 tërheqje janë bërë vetëm në bankomate që ndodhen në Tiranë. Nga të gjithë të arrestuarit mësohet se nuk kanë pranuar akuzën vetëm Kreshnik Luku, Endri Mezuraj dhe një prej të arrestuarve që ndodhet në moshë të mitur.
“Hakersat”
Në qeli
Endrit Gjergjani
Anil Gjergjani
Kreshnik Luku
Ledio Doko
Enea Çela
Rei Karapici
Redi Çikani
Blerim Abazi
Flamur Gashi
Indrid Abazi
Alban Bare
LiruAr në Apel
Endri Mezuraj
Liruar në Fakt
Besfort Puka
Seid Mollaj
Fatmir Borshi
Klodian Terroli
Fatmir Kolmarku