Rama-Meta përplasen në distancë për kufijtë detarë
Kryesocialisti Edi Rama dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, përplasen në distancë për marrëveshjen e kufijve detarë Shqipëri-Greqi.
"Marrëveshja e kufijve detarë është një shprehje tjetër e nivelit mizerabël të moralit dhe të etikës qeverisëse, moral dhe etikë që janë deformuar thelbësisht", u shpreh Rama. Kreu i socialistëve bëri me dije se kjo marrëveshje nuk ka asnjë
transparencë dhe vetëm arrogancë dhe papërgjegjshmëri përballë diskutimesh dhe konkluzionesh konkrete të ekspertëve të fushës.
Në mbrojtje të marrëveshjes së qeverisë "Berisha", Ilir Meta theksoi se socialistët janë të mirëpritur në Ministrinë e Jashtme në çdo moment që të dëshirojnë që t`u ofrohet i gjithë informacioni i duhur për të gjykuar lidhur me domosdoshmërinë e kësaj marrëveshjeje. Nga ana tjetër, Rama këmbëngul se kjo marrëveshje bie në kundërshtim me interesin kombëtar dhe sqaron se kjo është arsyeja pse e kanë çuar atë në Gjykatën Kushtetuese. Duke i bërë thirrje për të shkuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, për t‘u informuar mbi këtë marrëveshje, kreu i LSI-së thekson "se çfarë vendosin ata është një çështje e tyre. Unë i ftoj të informohen në Ministrinë e Jashtme, ata zgjedhin të bëjnë protestë para Ministrisë së Jashtme. Kjo është çështje e tyre, por këtu kemi të bëjmë me raporte shtetërore dhe kjo gjë natyrisht që kërkon një gjykim të pjekur, kërkon një rrugë institucionale larg interesave të ngushta politike". PS kërkon nga gjykata më e lartë e vendit të ushtrojë të gjithë kompetencën e saj dhe të japë një konkluzion bazuar në një ekspertizë të imët.