E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme ka përshëndetur dje marrëveshjen e arritur prej komisioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve. Po kështu, edhe qeveria shqiptare, nëpërmjet zëdhënëses së qeverisë, Majlinda Bregu, përshëndet marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si një akt historik në marrëdhëniet midis dy vendeve mike në rajon dhe si një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Ministria e Punëve të Jashtme bashkohet me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët, Havier Solana, i cili përgëzon në mënyrë të ngrohtë autoritetet e dy vendeve për arritjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, si një shenjë pjekurie, përgjegjësie dhe respekti reciprok. Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se arritja e kësaj marrëveshjeje është një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe një dëshmi e qartë e vullnetit të dy vendeve për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë, për një të ardhme të përbashkët europiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›