E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrje në Kamëz, alarmohet policia e kryeqytetit

Sinjali i dhënë nga disa banorë të zonës kishte rezultuar si grindje banale mes disa te rinjve

TIRANE- Alarm për pengmarrje në Kamëz, policia vihet në kërkim të një automjeti që ishte denoncuar se me të lëviznin një grup personash që kishin rrëmbyer një djalë. Alarmi është dhënë në komisariatin e Policisë së Kamzës nga disa banorë të cilët kanë lajmëruar se në një automjet "Mercedez- Benz" 190, një grup personash po debatonin mes tyre. Emrat e personave të përfshirë në këtë histori, nuk janë bërë të ditur nga policia pasi për rastin në fjalë nuk kishte nisur procedim penal nga policia. Po kështu sipas të njëjtëve persona të cilët kanë lajmëruar policinë, një prej personave që ishte në autoveturë dukej se ishte nën presion dhe se ishte marrë peng.

Menjëherë pas dhënies së këtij informacioni, blutë e komisariatit nr.5, në Kamëz, janë nisur në drejtim të vendit ku ishte identifikuar dhe lajmëruar "incidenti", ndërsa targa e automjetit, lloji ngjyra si dhe të dhëna të tjera janë dhënë menjëherë në kërkim, me qëllim bllokimin e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre. Sipas policisë, që prej momentit kur ishte dhënë dhe përpunuar informacioni e deri tek transmetimi i tij komisariateve të tjera në Tiranë kishte kaluar një farë kohe deri sa janë ngritur postblloqet gjatë kësaj kohe mjeti me personat e denoncuar kishte mbërritur në Kinostudio ku ishte parkuar. Ndërkaq policia ka zbuluar mjetin që ishte parkuar në Kinostudio.

Policia ka gjetur pronarin e mjetit i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.4, ku është marrë në pyetje. Më pas blutë kanë gjetur edhe personin që pretendohej se ishte mbajtur peng. Ky ka mbetur i çuditur kur policët e kanë pyetur se përse ishte konfliktuar, ndërsa iu ka sqaruar se ai kishte pasur një debat por jo se ishte mbajtur peng apo rrëmbyer.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›