Pengojnë njohjen e Kosovës

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 12:14
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç ka deklaruar sërish se qëndrimi i Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.
Ai gjatë një konference vjetore me ambasadorët e Serbisë, tha se në kuadër të mos-ndryshimit të qëndrimit ndaj pavarësisë së Kosovës, politika e jashtme serbe ka dy detyra.
“E para është të sigurohet që të mos rritet numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën. Detyra e dytë e diplomacisë serbe, është që të ruhet klima e shëndoshë ndërkombëtare, për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, tha Jeremiç.(Kosovapress)