Hungaria për dialog, pavarësisht raportit të Martyt

Shefi i diplomacisë hungareze, Janos Martonyi, ka thënë se pret që gjyqi të hetojë pohimet në raportin e Dick Martyt para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth tregtisë me organe në Kosovë, por nuk beson se ky raport do të ndikojë në fillimin e dialogut të paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Këto janë dy gjëra që nuk lidhën ndër vete. Pohimet nga raporti i Dick Martyt janë kryesisht punë e gjykatave”, ka thënë Marty, në një intervistë për gazetën Veçernje Novosti.
Sipas tij, dialogu duhet të fillojë sa më shpejtë me qëllim të tejkalimit të dallimeve midis Beogradit dhe Prishtinës.
Po ashtu ministri i Jashtëm I Hungarisë, vendin që është në gjashtë muajt e parë të këtij viti udhëheqëse e Presidencës së BE-së, ka thënë s Budapesti zyrtar do të ndihmojë Beogradin për përgjigjet në Pyetësorin e Komisionit Evropian, në bazë të së cilit do të ndërtohet mendim nëse Serbia I plotëson kushtet për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.