Pension i posaçëm për 12 personalitete
Dymbëdhjetë personazhe të artit, kulturës dhe sportit do të marrin sot certifikatat për pension të posaçëm. Në sallën "Tefta Tashko", në ceremoninë që do të organizohet në mesditë për këtë rast, do të jetë i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Ardian Turku. Për ministrin e emëruar pas shkarkimit të Ylli Pangos, kjo do të jetë edhe dalja e parë publike. Një vit më parë, ministri Pango ndau 8 certifikata për pension të veçantë dhe paralajmëroi se të tjerë do t‘i shtoheshin listës. Hektor Cocoli,
Munir Karagjozi, Skënder Cico, Agim Gjakova (shkrimtar), Saimir Kumbaro (regjisor), Fatmir Frashëri (futbollist, trajner), Ismet Bellova (komentator sporti), Skënder Plasari (skenarist, aktor), Sheri Mita (aktor), Ramazan Bogdani (etnograf), Sabri Peqini (trajner) dhe Mirush Deliallisi (trajner), që sot do të gëzojnë pension të veçantë. Me vendim të Këshillit të Ministrave parashikohet që pensioni special të mos e kalojë dyfishin e pensionit normal që këta personalitete marrin. Kriteri që ministria parashtron për listën e të vlerësuarve, është kontributi i jashtëzakonshëm që kanë dhënë në fushat përkatëse, në rastin konkret të artit dhe sportit. Në parim, ka një komision të posaçëm që shqyrton propozimet e çdo viti për pension të posaçëm, lista me të përzgjedhurit i kalon ministrit të Kulturës, i cili, nga ana e tij, mund të shtojë të tjerë.