E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pension të posaçëm 12 personaliteteve të njohur

Personalitete të njohur që i përkasin fushave të artit, kulturës dhe sportit në Shqipëri kanë marrë dje çertifikatën e pensionit të posaçëm.  Në Ministrinë e Kulturës u është dorëzuar 12 personaliteteve kjo çertifikatë gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në mjediset e kësaj ministrie. Ministri Ardjan Turku në fjalën e tij gjatë ceremonisë, tha se vlerësonte kontributin e këtyre emrave të njohur, të cilët me punën e tyre kanë çuar përpara zhvillimin e artit, kulturës, sportit dhe fushave të ndryshme në vendin tonë. Sipas një vendimi të këshillit të ministrave, personalitetet që morën këto çertifikata janë Hektor Çoçoli (mjek), Munir Karagjozi (mjek), Skënder Çiço(mjek), Agim Gjakova (shkrimtar), Saimir Kumbaro (regjisor), Fatmir Frashëri (futbollist, trajner), Ismet Bellova (komentator sporti), Skënder Plasari (skenarist, aktor), Sheri Mita (aktor), Ramazan Bogdani (etnograf), Sabri Peqini (trajner) dhe Mirush Deliallisi (trajner). Nëpërmjet këtij pensioni të posaçëm këto personalitete do të përfitojnë një pensioni special, i cili nuk duhet të kalojë dyfishin e pensionit normal që marrin. Për përzgjedhjen e tyre ka një komision të posaçëm i cili shqyrton propozimet e çdo viti dhe  lista me të përzgjedhurit i kalon Ministrit të Kulturës, i cili, nga ana e tij, mund të shtojë emra të tjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›