E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pension të veçantë për të gjithë ish-pilotët



Këshilli i Ministrave miratoi dje një ndryshim në ligjin për trajtimin e ish-pilotëve. Që kur ishte Kryeministër Pandeli Majko, u mor një vendim për trajtim me pension të veçantë për ish-pilotët ushtarakë, ndërsa qeveria miratoi dje një shtim në këtë ligj. Kështu, edhe pilotët e helikopterëve që kanë shërbyer, do të kenë të njëjtin pension të veçantë. “Me pagë referuese, për pilotë dhe teknikët e njësisë së transportit mjekësor me helikopter, për efekt të këtij ligji, kuptohet paga e grupit, plus pozicionin dhe shtesat për fluturime, të njehsuara me pagën referuese të funksionit organik të pilotit/teknikut të kësaj njësie, në të njëjtën detyrë me përfituesin, në çastin e lindjes të së drejtës për trajtim të veçantë financiar. Kur funksionet organike, në çastin kur piloti/tekniku i njësisë së transportit mjekësor me helikopter ka dalë në pension pleqërie, nuk ekzistojnë më në strukturën e Ministrisë së Shëndetësisë, ministri i Shëndetësisë bën njehsimin e tyre, për efekt të pagës referuese, me funksionet organike, që ekzistojnë në çastin kur pilotit apo teknikut i lind e drejta e përfitimit të këtij trajtimi”, - thuhet në vendimin e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›