E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Patozi: PD, tur komunikimi me qytetarët

Partia Demokratike po përgatitet për mandatin e ardhshëm duke zhvilluar një tur komunikimi me qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Kështu ka shpjeguar numri dy i PD-së Astrit Patozi, takimet e zhvilluara nga figurat e rëndësishme të kësaj partie në të gjithë vendin. Sipas Patozit, PD-ja me këtë tur komunikimi po prezanton tek qytetarët reformat e qeverisë por edhe po përgatitet për programin e ardhshëm qeverisës. Përtej kësaj Patozi konfirmon se zgjedhjet brenda partisë do të mbyllen brenda këtij muaji për ti hapur rrugë kuvendit të madh. Afrimi i zgjedhjeve parlamentare ka zbardhur një strategji të re të PD-së, për tu afruar me qytetarët dhe nuk është vetëm kryeministri Berisha por edhe figura të tjera të partisë dhe qeverisjes, si Topalli, Patozi, apo Olldashi të cilët po zhvillojnë takime të ngjeshura në çdo zonë të vendit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›