Shqipëria ndihmon Irakun me municione
Qeveria mori dje një vendim për të ndihmuar qeverinë e Irakut me municione. Një sasi e caktuar armatimi nga ushtria shqiptare do të shkojë në ndihmë të ushtrisë irakiane. Shqipëria ka municione të tepërta, ndaj dhe ndihma për Irakun është konsideruar si kontribut në ndihmë të paqes atje. “Municionet e hequra nga armatimi të shërbejnë si kontribut i qeverisë shqiptare për ringritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Irakut, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar, për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në Irak”, - thuhet në vendim. Njëkohësisht dje u mor vendimi për caktimin e tarifave për lëshimin e dokumenteve ligjore subjekteve të përfshira në transferimet ndërkombëtare të mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë.