Pensione të posaçme për 12 personalitete të artit, kulturës dhe sportit
Sot në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ministri Ardian Turku pritet të japë certifikata për pension të posaçëm për 12 personalitete të fushave të artit, kulturës dhe sportit. Nuk bëhen të ditura më shumë detaje paraprakisht, por ceremonia do të organizohet në sallën “Tefta Tashko” të MTKRS, ku të ftuar do të jenë personalitetet që marrin certifikatat si edhe mediat. Në fakt, nga burimet tona në Ministrinë e Turizmit dhe Kulturës arritëm të mësojmë edhe se cilët do të jenë këta emra; Hektor Çoçoli, Munir Karagjozi, Skënder Cico, Agim Gjakova, Saimir Kumbaro, Fatmir Frashëri, Ismet Bellova, Skënder Plasari, Sheri Mita, Ramazan Bogdani, Sabri Peqini dhe Mirush Deliallisi.
10 Prill 2009