Zyrtari regjistron pronën në emër të familjes, prangoset edhe kolegu
Vazhdon “Furtuna” në Zyrën e Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme në Durrës. Ndalohen hartografi Petrit Maliqati dhe juristi Olsjon Rrjepaj për abuzime
DURRËS – Abuzimet me pronat në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rrethin e Durrësit kanë çuar në një “furtunë” tjetër arrestimesh në radhët e zyrtarëve të saj. Pas zbulimit dhe arrestimit të një rrjeti sekserësh dhe zyrtarësh disa muaj më parë, edhe dy zyrtarë të tjerë janë ndaluar dje nga ekspertët e Sektorit Kundër Krimit Financiar, por kësaj radhe njëri prej zyrtarëve ka përfituar nga detyra duke regjistruar një pronë në emër të familjes së tij duke shkelur procedurat. Burimet zyrtare të policisë së Durrësit bëjnë të ditur se “pas një pune investiguese u finalizua operacionin “Furtuna 2”, duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve Petrit Maliqati dhe Olsjon Rrjepaj. Dy të ndaluarit akuzohen për “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”
Arrestimi
Nuk ka kaluar shumë kohë pas prangosjes së Brikena Çatos, që të kenë të njëjtin fat edhe Petrit Maliqati, banues në Durrës, me detyrë hartograf pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, si dhe kolegu i tij, Olsjon Rrjepaj, me detyrë jurist. “Bazuar në një hetim disamujor të Sektorit Kundër Krimit Financiar, rezultoi se shtetasit Petrit Maliqati dhe Olson Rrjepaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë shpërdoruar detyrën duke regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në favor të Petrit Maliqatit dhe vëllait e motrave të tij një sipërfaqe toke (truall), e cila ndodhet në Lagjen Nr. 8 në qytetin e Durrës. Po dje, Gjykata e Rrethit Durrës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, pasi akuzohen përkatësisht i pari për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike dhe i dyti për shpërdorim detyre.
“Furtuna 1”
Para disa javësh, futja e një agjenti policie brenda një grupi sekserësh dhe zyrtarësh të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës dhe mbajtja nën përgjim e tyre, është bërë shkas që të dalin në dritë një sërë aferash korruptive. Pas sigurimit të provave, policia ndaloi punonjësen e kësaj zyre, Brikena Çato si dhe dy persona të tjerë, Shpëtim Cani dhe Violeta Xhyveli. Sipas këtyre burimeve, prej kohësh kishte dyshime se në Hipotekën e Durrësit kishte abuzime, zvarritje të qëllimta të shërbimeve ndaj qytetarëve, shpërdorim detyre si dhe përfshirje në mitmarrje. Disa zyrtarë që merren me regjistrimin e pronave të paluajtshme në rrethin e Durrësit, por edhe drejtuesit vendor në këtë qark janë dënuar ose janë nën hetim për abuzime dhe veprime korruptive me pronat e qytetarëve.
10 Maj 2008