E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet false, në hetim 3 ish-punonjës të sigurimeve Shoqërore

TIRANE- Policia e Tiranës dërgon për hetim tre ish- punonjëseve të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, të cilat dyshohen për abuzime me pensionet e qytetarëve.

Sipas njoftimit të policisë do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim", Klodiana Basko, 34 vjeç, Elisabeta Subashi, 55 vjeç dhe Liljana Çalamani, 61 vjeç, banuese në Tiranë.

Sipas Policisë, këto shtetase dyshohet se para disa vitesh, kur punonin pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, kanë firmosur vendime për caktimin e pensioneve për disa qytetarë në mënyrë të paligjshme.
“Më konkretisht dyshohet se më datë 11 shtator të vitit 2005, kanë përpiluar dokumentacionin përkatës të fallsifikuar me synim përfitimin e pensionit në mënyrë të paligjshme të një shtetaseje, duke lëshuar vendimin për caktimin e pensionit. Po ashtu më datë 28 korrik të vitit 2000, mbi bazën e dokumentave të fallsifikuara, kanë lëshuar vendimin për caktimin e pensionit, për një shtetase.”- thuhet në komunikatë.
Çështja penale ndaj tyre i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›