Sarandë, godet fqinjin me sopatë, sherr për kullotat
SARANDË- Sherri për kullotat në një fshat të Sarandës ka përfunduar me një të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 e 50 minuta në fshatin Vrinë, kur Fatmir Myrto ka goditur me sëpatë në kokë fqinjin e tij Bilbil Xhaferri.
Ky i fundit pas goditjeve ka rënë në tokë dhe është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Sarandës, ku ndodhet në rrezik për jetën. Mësohet se i plagosuri dhe viktima ishin konfliktuar mes tyre për kullotat.
Sipas policisë gjithcka kishte nisur kur i Bilbil Xhaferri kishte futur bagëtinë për të kullotur në pronën e fqinjit Fatmir Myrto.
Kjo nuk është pranuar nga Myrto i cili ka nisur të konfliktohet dhe më pas e ka goditur 40-vjecarin me sëparë.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë arrestuar autorin i cili do të përballet me akuzën tentativë vrasjeje, ndërsa vijojnë hetimet.
(m.a/News24/BalkanWeb)