Pensionet, ish-ushtarakët do të kërkojnë takim me qeverinë e re
Kreu i Shoqatës së Ushtarakëve, Mehdi Pogaçe zbulon detajet e takimit. Kushtetuesja asnjë vendim, ish-ushtarakët të vendosur për betejë ligjore
Jonida Tashi
Ende pa marrë mirë në dorë frenat e drejtimit, qeverisë së re do t’i duhet që megjithëse në ditët e para të punës të saj të përballet me një problem shumë të debatueshme që është ai për pensionet e ish-ushtarakëve. Menjëherë pas formimit të qeverisë, ish-ushtarakët kanë vendosur që t’i drejtohen asaj me një shkresë zyrtare, nëpërmjet së cilës do t’i kërkohet një takim për zgjidhjen e problemit të pensioneve të tyre.
Vendimi
Ky është vendimi më i fundit, i marrë nga Shoqata e Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë, i cili bëhet i ditur nga vetë kreu i saj, Mehdi Pogaçe. “Presim formimin e qeverisë së re për t’i bërë kërkesë për zgjidhjen e problemit me projektligjin. Ne duam që të ulemi dhe të bisedojmë, të diskutojmë të dyja palët, për këtë projektligj”,- sqaron Pogaçe. Ndërsa lidhur me kërkesën që ish-ushtarakët i kanë bërë para pak kohësh Gjykatës Kushtetuese për bllokimin ligjit të ri për trajtimin e tyre financiar, kreu i ish-ushtarakëve sqaron se ende ky institucion nuk i ka kthyer kësaj kategorie një përgjigje zyrtare. Por mosmarrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese nuk do t’i pengojë ish-ushtarakët që të mos kërkojnë takim me përfaqësues të qeverisë që kanë lidhje me çështjen pensioneve të tyre. Për këtë, Mehdi Pogaçe shprehet: “Gjykata Kushtetuese nuk na ka kthyer ende përgjigje, por ne jo me patjetër do të presim vendimin i saj. Mirë do ishte që gjatë kësaj kohe të ishim njohur edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Protestat
Kështu me ose pa vendimin e Kushtetueses në dorë, ish-ushtarakët shprehen se janë të vendosur për ta zgjidhur problemin e tyre me rrugë ligjore, por brenda kësaj linje nuk përjashtohen as protestat. Nisja ose jo e këtyre të fundit do të jetë në varësi të ecurisë së diskutimeve që tashmë do të jenë në nivel qeveritar. “Në varësi të rezultatit që do kemi pas takimit me përfaqësues të qeverisë, ne do të mblidhemi si kryesi shoqate për të marrë masat e mëtejshme. Parashikimi jonë për të protestuar do të varet nga takimi me qeverinë. Por, kjo do të jetë që do të përcaktohet në ditët e fundit të muajit shtator”,- shpjegon Mehdi Pogaçe. Deklarata e kreut të ish-ushtarakëve lë të hapur mundësinë e nisjes së protestave masive, në rast se ata nuk do të marrin atë që kërkojnë nga qeveria.
10 Shtator 2009