Universitetet, shpallen nesër fituesit e fazës së parë
Një javë kohë për të bërë regjistrimin paraprak, dokumentet që duhen. Kandidatët që nuk kryejnë këtë regjistrim humbasin të drejtën e studimit
Jonida Tashi
Mbi 38 mijë garues për të fituar një vend në universitetet publike të vendit do të mësojnë nesër nëse janë ose jo fitues të fazës së parë të pranimeve. Për rrjedhojë, dita e premte do t’i japë fund dhe ankthit të pritjes së mijëra maturantëve, të cilët e kanë mbyllur procesin e Maturës që në 10-ditshin e parë të muajit korrik. Lajmi për shpalljen zyrtare të fituesve të universiteteve konfirmohet nga drejtori i Sistemit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu. “Fituesit e Maturës Shtetërore 2009, që janë njëkohësisht dhe studentët e rinj të universiteteve publike do të shpallen në datën 11 shtator”,- deklaron Vejsiu. Pas dërgimit të listave zyrtare nga MASH-i, në datën 11 shtator në të gjitha shkollat e mesme të vendit dhe universiteteve përkatëse do të afishohen dhe fituesit sipas degëve që ata kanë zgjedhur. Por, kjo nuk do të jetë faza e fundit e pranimeve në universitete. Vetëm një javë pas regjistrimit paraprak të fituesve të fazës së parë, kohë kur mbyllet ky proces, do të përgatitet lista e dytë e fituesve. Kjo e fundit do të bazohet në kuotat që kanë përcaktuar fakultetet përkatëse dhe vendeve të mbetura bosh nga faza e parë. Sipas kushteve të vendosura nga MASH-i, vendet bosh pritet që të plotësohen me ata kandidatë që falë pikëve të marra gjenden sa më pranë kufirit të përcaktuar të pranimeve.
Faza
Më shumë se 3 mijë kuota të lira pritet të dalin nga lista e parë e fituesve të universiteteve. Këtu bëhet fjalë për të gjithë ata maturantë, të cilët kanë aplikuar për të vijuar studimet e larta në Itali, por që për arsye se u nevojitet regjistrimi në një nga universitetet në vend do të figurojnë në emrat e fituesve. Përveç këtyre, nga listat e fituesve të fazës së parë do të largohen edhe mjaft fitues të tjerë, të cilëve e drejta e studimit u ka dalë edhe në disa fakultete të tjera. Në këtë pikë, secili prej tyre, duhet të përzgjedh dhe të regjistrohet vetëm në njërin prej fakulteteve që është shpallur fitues. Po ashtu, ekzistojnë edhe mjaft degë, sidomos në universitetet e rretheve, në të cilat kuotat e pranimit nuk plotësohen që me fituesit e fazës së parë, dhe në këto raste, në varësi të kuotave të akorduara bëhet spostimi i listës drejt maturantëve që gjenden poshtë kufirit të pranimit, deri në plotësimin e numrit të duhur.
Regjistrimi
Regjistrimi i studentëve do të kryhet, si një vit më parë, në dy faza kryesore: regjistrimi paraprak dhe regjistrimi përfundimtar. Pasi shpallet lista e fituesve me renditjen fillestare të të gjithë kandidatëve në programet e studimit (degët) përkatëse, bëhet regjistrimi paraprak pranë sekretarive të universiteteve. Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm brenda afatit kohor të përcaktuar nga MASH-i dhe nëse nuk kryhet, maturanti humbet të drejtën për të vazhduar më tej. Pas regjistrimit paraprak, hiqen nga lista të gjithë kandidatët që nuk do të figurojnë të regjistruar për arsye të ndryshme dhe shpallet lista e re me fituesit përfundimtarë. Ata kandidatë, që në listën për regjistrimin përfundimtar do të jenë fitues në një program studimi tjetër nga ai i regjistrimit paraprak, duhet detyrimisht të ç’regjistrohen dhe të regjistrohen në programin e studimit ku kanë dalë fitues sipas listës përfundimtare. Nëse maturantët nuk bëjnë regjistrimin përfundimtar, humbasin të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë. Në të dyja rastet njoftimin se në cilën preferencë apo program studimi ka dalë fitues, maturanti e merr në shkollën e tij të mesme.
Dokumentet për regjistrimin paraprak
Për regjistrimin paraprak kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dhe të dorëzojë një dosje individuale, me dokumentet origjinale të mëposhtme:
Dëftesë pjekurie origjinale
Dokument identifikimi dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit
Dy fotografi
Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit (Numri i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës)
Procedurat e regjistrimit paraprak
Në kryerjen e procedurës së regjistrimit paraprak, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë, ku kandidatët fitues shkruajnë vetë emrin, atësinë, mbiemrin dhe nënshkruajnë në momentin e regjistrimit për dorëzimin e dokumenteve, duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit. Sekretaria mësimore e pajis kandidatin që regjistrohet me një fletë-regjistrimi paraprak, ku të shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletë-regjistrimi paraprak duhet të jetë i nënshkruar nga dekani e nga kryesekretarja mësimore e fakultetit dhe duhet të jetë i vulosur. Kandidatët që nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara, për çfarëdo arsye, nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta për këtë vit.
Pse regjistrimet në universitete bëhen me dy faza?
Shumë maturantë të regjistruar në universitetet publike, të shpallur fitues gjatë fazës paraprake, vendosin të konkurrojnë për studime jashtë vendit dhe largohen. Kandidatë të tjerë të regjistruar po në universitetet publike të vendit vendosin të ndjekin studime në universitete private. Kandidatë të tjerë nuk dëshirojnë më të vazhdojnë studimet e larta. Të gjithë këta kandidatë lënë kuota vakante (vende bosh) të cilat plotësohen nga kandidatë të tjerë. Pikërisht për të marrë këtë informacion dhe për të evituar bllokimin e kuotave kërkohet regjistrimi paraprak. Pas marrjes së këtij informacioni hiqen nga lista të gjithë kandidatët që nuk do të figurojnë të regjistruar paraprakisht brenda afatit kohor të përcaktuar.
Çfarë ndodh në regjistrimin përfundimtar?
Vitin e kaluar, lista e kandidatëve fitues të regjistrimit përfundimtar tregoi se: Të gjithë kandidatët që kishin fituar në preferencën e tyre të parë, mbeten po aty fitues. Pra, sipas parimit Meritë-Preferencë, asnjë kandidat nuk zbret në preferencë; Shumica e fituesve në preferenca të tjera, mbetën fitues në po ato preferenca ku ishin shpallur fitues në regjistrimin paraprak; Një pjesë e fituesve, në sajë të vendeve bosh nga mosregjistrimi në fazën e parë, u ngjitën në preferencë. Për shembull, nëse në regjistrimin paraprak ishin shpallur fitues në degën e shtatë, u ngjitën në preferencën e gjashtë apo të pestë. Madje, një vit më parë pati nga ata kandidatë që nuk ishin shpallur fitues në regjistrimin paraprak dhe u shpallën fitues në regjistrimin përfundimtar, falë vendeve bosh të lëna nga regjistrimi paraprak.
10 Shtator 2009