E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytet Stambolli, shirat më të fortë në 80 vjet

 

Përmbytjet kanë vrarë të paktën 29 njerëz brenda dhe në rrethinat e Stambollit, dhe dhjetëra të tjerë konsiderohen të humbur, sipas autoriteteve lokale që po luftojnë akoma me përmbytjet të shkaktuara nga shirat më të furishëm të 80 viteve të fundit. Thellësia e ujërave u rrit me shpejtësi dhe shumë shpejt u mbuluan zonat e ulëta në këtë qytet, përfshirë edhe një autostradë, e cila lidhte qytetin me aeroportin. Sipas shoferëve që arritën të shpëtonin, shirat ishin aq të fuqishme sa mundën të nxirrnin edhe kamionë të mëdhenj nga rruga. “Skuadrat e shpëtimit përbëhen nga 400 punëtorë të pajisur me makineri të rënda dhe dy helikopterë”, tha Veysel Eroglu, ministri i Ambientit. Sipas shërbimit të meteorologëve, shira edhe më të fortë priten në pjesën veriore të premten ose të shtunën. Dy zonat më të prekura janë Halkan dhe Ikitelli. Televizionet në Turqi kanë transmetuar pamje dramatike të skuadrave të shpëtimit, që mundoheshin të shpëtonin njerëz.     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›