Pensionet pa meritë, Prokuroria provon falsifikimin e dokumenteve
Disa persona kanë përfituar për 8 vjet pension si ish-punonjës të Minierës së Kërrabës. Abuzuesve, kundrejt 50 000 lekëve, u nxirreshin dokumente false nga zyrtarët e Sigurimeve
TIRANË - Organi i Akuzës ka siguruar prova të mjaftueshme për të provuar se persona të ndryshëm kanë përfituar për më shumë se tetë vjet pension pleqërie përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Në Prokurorinë e Tiranës kanë mbërritur rezultatet e para të ekspertizave të realizuara në Laboratorin Qendror Kriminalistik mbi materialet shkresore të dosjeve të individëve, të cilët mendohet se kanë përfituar pension të parakohshëm dhe pleqërie në mënyrë të paligjshme.
Provat
Burime zyrtare nga organi i Akuzës thanë dje për gazetën “Albania” se ekzaminimet e rasteve të para kanë provuar falsifikimin e dokumentacionit zyrtar për qëllime përfitimi të pensionit të pleqërisë. Në kuadër të hetimeve të hapura mbi abuzimet me pensionet, Prokuroria ka sekuestruar në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhjetëra dosje personash, të cilët mendohet se kanë përfituar në mënyrë të padrejtë pension. Materialet shkresore të këtyre dosjeve po i nënshtrohen ekzaminimeve në Laboratorin Qendror Kriminalistik në Tiranë. Sipas burimeve të mësipërme, përmes kësaj procedure ekspertët pritet të dalin në një konkluzion shkencor për dokumentet, qe dyshohet se janë falsifikuar, për të vazhduar më pas me hetime për zbardhjen e mekanizmit për përfitimin e pensioneve dhe personat e përfshirë në këtë abuzim.
Dosja
Hetimet për këtë çështje nisën pak javë më parë nga Prokuroria, pas kërkesës së policisë për procedimin e mbi 12 personave që dyshohet se përmes dokumenteve false, kanë përfituar pension të parakohshëm qysh në vitin 2000. Nën hetim gjithashtu janë edhe ish-punonjës të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.
Rreth 6 kategori mendohet se kanë abuzuar me pensionet. Inspektimet prej disa kohësh nëpër dosjet e përfituesve kanë dhënë dhe rezultatet e para, që i përkasin kryeqytetit. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore të Tiranës, bëri publike gati dy javë më parë dosjet me të cilat mendohet se kanë abuzuar qytetarë të ndryshëm, duke kryer një sërë shkeljesh. Prej më shumë se një viti, një nga prioritetet e ISSH-së ka qenë pastrimi i skemës nga përfitimet e padrejta. Gjatë verifikimeve janë konstatuar shkelje në dosjet e pensioneve në korrigjime të periudhave në regjistrat themeltarë (data, muaji, viti). Shumë qytetarë, për të përfituar pension, kanë dubluar periudhat e punës. Një kategori tjetër që mendohet se kanë abuzuar me përfitimin e pensioneve janë edhe ata persona që u është konstatuar mospërputhje të vërtetimit të ditëve të punës në kooperativat bujqësore të dorëzuara në dosje me regjistrat ekzistues, të dorëzuar më pas në arshivën e DRSSH-së Tiranë dhe së fundi është vënë re një mosekzistencë e emrit të përfituesit në indekset e ndërmarrjeve apo minierave.
Abuzimet
1- Nga ata që përfitojnë pension pleqërie
2- Nga personat që kanë marrë pension për profesionet e vështira
3- Janë bërë korrigjime të periudhave në regjistrat themeltarë (data, muaji, viti)
4- Janë bërë dublime të periudhave të punës
5- Ka mospërputhje të vërtetimit të ditëve të punës në kooperativat bujqësore të dorëzuara në dosje me regjistrat ekzistues, të dorëzuar më pas në arshivën e DRSSH-së Tiranë
6- Ka mosekzistencë të emrit të përfituesit në indekset e ndërmarrjeve apo minierave
Hetimi
Policia e Tiranës bëri të ditur pak kohë më parë se ka nisur një hetim të gjerë ndaj disa personave, mes tyre edhe ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Sigurime Shoqërore, pasi dyshohen për “mashtrim nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve” dhe “vënie në përdorim të dokumenteve të falsifikuara”. Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore rreth 200 dosje të shtetasve të ndryshëm, të cilët përfitonin në mënyrë të paligjshme pension të parakohshëm dhe pension pleqërie përmes dokumenteve të falsifikuara. Nisur nga kjo policia i ka kërkuar Prokurorisë fillimin e procedimit penal për disa shtetas. Sipas të dhënave hetimore, dyshohet se këta persona, të ardhur nga rrethe të tjera të vendit dhe Tirana, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë përfituar pension të pamerituar, duke u paraqitur si ish-punonjës të Minierës së Kërrabës dhe kanë përfituar këtë pension qysh nga viti 2000, duke i sjellë shtetit dëme të konsiderueshme monetare.
Dëmi
Fenomeni i pensionistëve mashtrues dhe i abuzimeve të bëra nga zyrtarët e ISSH-së me dosjet e pensionistëve ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e Krimit Ekonomik në Tiranë. Oficerët e Task-Forcës, Antikorrupsionit dhe Krimit Ekonomik zbuluan skandalin në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë. Plot 218 persona, të cilët nuk e kishin mbushur ende moshën e pensionit dhe merreshin me aktivitete private, për tetë vite me radhë kanë përfituar me pa të drejtë pensione të paligjshme. Skandali me pensionet e parakohshme dyshohet se është i përmasave më të mëdha, ku vlera arrin në shifra marramendëse, duke pasur parasysh se ky skandal ka vijuar për 8 vite radhazi. Vlera e dëmit të shkaktuar arrin në mbi 120 milionë lekë. Sipas të dhënave, profesioni i punëtoreve të minierave hyn në ato profesione me trajtim të veçantë për shkak të vështirësisë dhe vlera minimale për një pension të parakohshëm është 6 mijë e treqind lekë për person.
Të implikuar
Hetimet implikojnë edhe zyrtarë në këto abuzime. Sipas burimeve, personat e mësipërm, për nxjerrjen e dokumenteve të falsifikuara për pension janë ndihmuar kundrejt shumave të parave prej 50 000 lekësh nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Më konkretisht, mendohet se janë të implikuar specialistë të kuadrit në atë kohë pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, specialistë të kuadrit pranë ish- Minierës së Kërrabës etj. Burimet zyrtare konfirmuan se policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, po punojnë në drejtim të dokumentimit ligjor të veprimtarisë kriminale të ish-zyrtarëve të mësipërm, të cilët dyshohen edhe për shumë raste të tjera të përfitimit të paligjshëm të pensioneve si ish-punonjës të Minierës Kërrabë dhe Ibë.
Kontrolli
Nga kontrolli mbi pensionet në përgjithësi ka rezultuar se në 109 raste përfitimet të padrejta, të cilat kanë kaluar për ndjekje penale me vlerë 47.829.696 lekë. Ndërkohë që janë ende në proces kontrolli për t’u dërguar më pas për ndjekje penale të gjithë shkelësit, me qëllim që në skemë të mbeten vetëm ata që e meritojnë marrjen e pensionit. Në këtë proces DRSSH ka kërkuar nga të gjithë personat të cilëve u është pezulluar dosja që të rikonfirmojnë dokumentet e paraqitura në dosje. Dhe vetëm pas ballafaqimit me ta janë ndërmarrë veprimet e ndjekjes penale ose të rikthimit në skemë. Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore ka dërguar për kallëzim penal në prokurori 218 dosje, nga 399 dosje që u pezulluan pas kontrollit që iu bënë 1737 dosjeve të ish-minatorëve që trajtohen me trajtim të veçantë. Efekti financiar për këto dosje të pezulluara rezulton të jetë 136.071.947 lekë në total.
30 Prill 2008