Hipoteka, zyrë të re për verifikimin e regjistrimeve
Shumë shpejt do të nisë verifikimi i dosjeve në të gjithë vendin. Masat e marra, eliminohet manipulimi me dokumentet apo zhdukja e tyre
Laureta Rryçi
Tiranë - Krijohet zyrë e re për verifikimin e të gjitha regjistrimeve të pronës. Pas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave për fshirjen e mbivendosjeve, ngrihen struktura të posaçme që do të verifikojnë dosjet për pronat. Burime zyrtare pranë Zyrës Qendrore për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme pohuan dje për gazetën “Albania” se vetëm pak ditë më parë është ngritur një grup pune që do të verifikojë jo vetëm dosjet me regjistrimet, por edhe mënyrën se si kanë punuar specialistët e Hipotekave. Të njëjtat burime sqarojnë se verifikim do t’u bëhet të gjitha dosjeve që ndodhen në 12 Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Personave të cilët do të kryejnë dhe verifikime, do t’u duhet në fund të hartojnë një raport përfundimtar me të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me mbivendosje duke i anuluar ato sipas procedurave të reja.
Urdhri
Pak kohë më parë, kreu i Zyrës qendrore të Pasurive të Paluajtshme të Pasurisë, Arben Qirjako, dha alarmin se me regjistrimin e pronave ishte abuzuar, duke krijuar kështu dhjetëra mbivendosje. Sipas këtij urdhri, në të gjitha rastet ku figuron se pasuria e fituar me “Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi” figuron e regjistruar në regjistrat e zyrës së regjistrimit mbi bazën e dublikatës do të pezullohet deri në verifikimin nga ana e regjistruesit për përputhshmërinë e aktit me të cilin është bërë regjistrimi. Kjo përputhshmëri përfshin Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të së njëjtës familje bujqësore, nëse ndodhet në zyrën e regjistrimit si dhe të dhënat që tregojnë dokumentet e tjera mbi bazën e të cilave është lëshuar ky akt. Pas këtij urdhri në çdo rast që do të paraqitet në ZVRPP për regjistrim me dublikata, regjistruesi duhet ta refuzojë këtë regjistrim. Një kopje e këtij urdhri është afishuar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të ZVRPP-ve, një kopje u është dërguar qarqeve, komunave, bankave të nivelit të dytë, që operojnë në treg si dhe rast pas rastit personave të interesuar.
Zyra e re
Prej pak ditësh, ZQRPP-ja ka ngritur strukturën e re që do të merret me verifikimin e regjistrimeve. Sipas burimeve, ende nuk janë përzgjedhur të gjithë personat që do të angazhohen në këtë strukturë. Pritet që shumë shpejt të nisë dhe verifikimi i regjistrimeve në të gjitha zyrat. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, Zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ZQRPP-ja, ka ngritur një grup pune, i cili po harton rregulloren e brendshme të institucionit. Sipas burimeve zyrtare nga kjo zyrë, kjo rregullore do të normojë punën e Zyrës duke mënjanuar të gjithë problematikën që është vënë re deri sot. Të njëjtat burime pohuan se deri në vitin 2009, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar të fshijë të gjitha mbivendosjet dhe të krijojë një regjistër unik të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë në këtë institucion po bëhet inventarizimi i të gjithë dokumentacionit, i cili është lënë në gjendje të mjeruar për 10 vite radhazi. Procesi i inventarizimit ka përfunduar në shumicën e rretheve të vendit, ndërsa është në përfundim e sipër në qytetet kryesore për shkak të volumit të madh të dokumentacionit. Kjo do të sjellë pamundësinë e manipulimit me dokumentet apo zhdukjen e tyre, fenomene që janë vënë re rëndom në dhjetë vitet e fundit.
Udhëzimi për titujt e pronësisë
Udhëzimi më i fundit ka përcaktuar se kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë dhe ndërtesë, do të tatohet me 10 për qind të fitimeve kapitale të realizuara. Ky rregull nuk është i vlefshëm në rastet e shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në nenin 20 të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të kësaj pasurie, në përputhje me aktet ligjore përkatëse. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Me kalim të së drejtës së pronësisë kuptohet akti i shitjes apo akti i dhurimit të pasurisë së paluajtshme. Në kuptim të nenit 11 të Ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, me termin “fitim kapital i realizuar” kuptohet diferenca ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë ndërtesë apo tokë.
Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme përcaktohet në kontratën e noterizuar të shitjes, e cila është firmosur nga palët (shitësi dhe blerësi). Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katror të pasurisë, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Kontrata duhet të jetë e shoqëruar me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur individi kalon pronësinë, për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse.
Skema për të dorëzuar dokumente më shpejt
ZQRPP-ja që nga fillimi i vitit 2007 ka ndërmarrë edhe disa reforma të brendshme institucionale, duke e sjellë Zyrën e Regjistrimit te prioriteti i saj, që është shërbimi ndaj qytetarëve dhe biznesit. “Është implementuar sistemi elektronik i aplikimit të qytetarëve. Kjo do të thotë se një qytetar vjen në ZRPP tërheq një biletë, ku ka të shkruar orarin e aplikimit dhe brenda dhjetë minutash mbaron aplikimin e tij. Të dhënat ruhen në një server dhe janë të monitorueshme. Kjo shmang radhët e gjata që kanë qenë problematike në këtë institucion dhe mitmarrjet për të kaluar më shpejt aplikimet. Gjithashtu, të gjitha aplikimet janë të kontrollueshme nëpërmjet rrjetit kompjuterik duke bërë të pamundur shmangien e praktikave nga ana e punonjësve”. Efikasiteti i implementimit të kësaj reforme tregohet edhe nga fakti se gjatë vitit 2007 në këtë Zyrë janë përpunuar 40% më shumë dosje se në vitin 2006 dhe kjo duket edhe nga rritja e ndjeshme e të ardhurave që vijnë nga shërbimet që ofron institucioni. Gjithashtu ZQRPP ka ndërmarrë reforma që synojnë zbutjen e barrierave burokratike, kryesisht për biznesin, duke hapur sportele dhe sektorë të posaçëm për të. Kohëzgjatja e aplikimit dhe përpunimit të dosjeve për biznesin është shumë e shkurtër. Aplikimet për transaksione nëpërmjet bankave zgjasin vetëm 48 orë, ndërsa është lehtësuar ndjeshëm rruga burokratike që ata duhet të ndjekin.
Sistemi i ri
Tanimë qytetarët nuk e kanë të nevojshme që të qëndrojnë për orë të tëra në radhë për të kryer veprime për pronën. Sistemi më i ri u ka mundësuar atyre që të paraqiten vetëm dy herë për kërkesën e tyre. Fillimisht do të paraqesin kërkesën, në këtë ditë ata do të pajisen me një kupon si dhe do t’u përcaktohet data dhe orari kur duhet të fusin kuponin në aparaturat elektronike të Zyrave Vendore për Regjistrimin e Pasurive. Më pas atyre do t’u vijë përgjigja me postë.
Shërbimet
Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe shërbimet për dokumentet që shërbejnë për kalimin e pronësisë, informacionin, regjistrimin dhe fshirjen e barrëve, regjistrimin e pasurisë truall/ ose ndërtesë të fituar në bazë të 28 proceseve ligjore që janë të parashikuar në formular. Si dhe së fundi dokumentet për regjistrimin fillestar të pasurisë.
30 Prill 2008