Pensionet, rregullat e reja për caktimin e pagesës
Përcaktohet rregullorja e re për daljen në pension për vitin 2009-2010. Personat në prag të daljes në pension pleqërie kanë të drejtë që pas miratimit të kësaj rregulloreje, të aplikojnë në agjencitë lokale të sigurimeve shoqërore, një vit para arritjes së moshës për pension, për të plotësuar një kërkesë paraprake për pension, për të dorëzuar fotokopje të librezës së punës, për të deklaruar historikun e punës.
Pensionet
Specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore përcaktojnë se afati i caktimit të pensionit është 45 ditë pas pranimit të kërkesës dhe dokumenteve për pension, një aplikim i tillë 12 muaj përpara mbushjes së moshës do të ndihmonte, si aplikuesit për të plotësuar dokumentacionin, ashtu edhe strukturat e ISSH-së për verifikim.
Gjithashtu, është e domosdoshme bërja e kërkesës paraprake për pension nga 1-12 muaj para mbushjes së moshës. Kjo, sipas ISSH-së, “ka efekte pozitive në të dyja këndvështrimet, edhe për administratën e sigurimeve shoqërore, e cila fiton kohë për të caktuar pensionet dhe, nga ana tjetër, edhe për pretendentët për pension, të cilët e përfitojnë menjëherë pensionin pas mbushjes së moshës”.
Afati i përgjithshëm i caktimit të pensionit është i grafikuar, i shkallëzuar me ditë pune në secilën hallkë të procedurës së caktimit të pensionit, tek secili inspektor.
Ndërkaq, çdo aplikues duhet të kërkojë pajisjen me një mandat ku njoftohet data e tij e aplikimit. Aplikimi do të pranohet i firmosur nga vetë aplikuesi.
Mosha
Për të përfituar një pension të plotë, kushtet kryesore vazhdojnë të mbeten mosha që në vitin 2012 do të jetë 65 vjeç dhe vjetërsia në punë 35 vite, ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm, aktualisht kërkohen 15 vite sigurimi.
Dokumentet e nevojshme që shoqërojnë kërkesën paraprake janë:
Fotokopje e librezës së punës, në mungesë të saj, deklaratë personale për vitet e punës;
Certifikatë lindjeje me fotografi;
Certifikatë martese për kërkueset femra;
Përmes rregullores së re, ISSH-ja synon përmirësimin e shërbimit, me qëllim që çdo pension të jepet në kohë.
Mosha
1. Certifikatë lindjeje me fotografi.
2. Certifikatë e gjendjes familjare.
3. Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në certifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, fakti i lindjes, martesës apo vdekjes së tyre provohet me certifikatë të veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje.
Periudha e sigurimit dhe lloji i punës
1. Librezë pune ose vërtetim arkivi.
2. Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj.
3. Vërtetim për periudhën e sigurimit lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të ISSH-së.
4. Vërtetim i vjetërsisë në punë në kooperativat bujqësore për ish-anëtarët e saj.
5. Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë.
6. Vërtetim nga dega ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për personat që përfitojnë nga ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”.
Për të ardhurat
1. Vërtetim page që nga viti 1994 dhe në vazhdim.
2. Vërtetim tip nga kontributet për të vetëpunësuarit.
3. Vërtetim toke në kadastër.
4. Vërtetim shkolle për fëmijët nga 16-18 vjeç, si dhe vërtetim shkolle për studentët deri në moshën 25 vjeç.
5. Vërtetim komune për ndihmë ekonomike.
6. Vërtetim nga tatim-taksat.
7. Deklaratë.
Ndryshimi i moshës së daljes në pension
Burri Gruaja
Kategoria I Kategoria II Kategoria III Kategoria I Kategoria II Kategoria III
Vitet Mosha Vjetërsia Mosha Vjetërsia Mosha Vjetërsia Mosha Vjetërsia Mosha Vjetërsia Mosha Vjetërsia
01.07.2008 30.06.2009 57 29 62v 6m 35 63v
6m 35 52 29 57v 6m 35 58v 6m 35
01.07.2009 30.06.2010 58 30 63v 35 64v 35 53 30 58v 35 59v 35
01.07.2010 30.06.2011 58 31 63v 6m 35 64v 6m 35 53 31 58v 6m 35 59v 6m 35
01.07.2011 30.06.2012 59 32 64v 35 65v 35 54 32 59v 35 60v 35
01.07.2012 30.06.2013 59 33 64v 6m 35 54 33 59v 6m 35
01.07.2013 30.06.2014 60 34 65v 35 55 34 60v 35
01.07.2014 30.06.2015 60v 6m 35 55v 6m 35
01.07.2015 30.06.2016 61v 35 56v 35
01.07.2016 30.06.2017 61v 6m 35 56v 6m 35
01.07.2017 30.06.2018 62v 35 57v 35
01.07.2018 30.06.2019 62v 6m 35 57v 6m 35
01.07.2019 30.06.2020 63v 35 58v 35
01.07.2020 30.06.2021 63v 6m 35 58v 6m 35
01.07.2021 30.06.2022 64v 35 59v 35
01.07.2022 30.06.2023 64v 6m 35 59v 6m 35
2023 e në vazhdim 65v 35 60v 35