Laçi: Bizneset me masa të dobëta sigurie kundër zjarrit
Zjarret e shumta në vend duket se e kanë vështirësuar punën për shërbimin e zjarrfikësve në Shqipëri. Ndryshimet e viteve të fundit i kanë përballur ata me një sërë problemesh të reja. Drejtori i Shërbimit të zjarrfikësve, Dilaver Laçi, në një intervistë për gazetën “standard”, flet për zjarret e fundit, ku u dogjën dy fabrika me dëm miliona euro, por dhe për vështirësitë që u duhet të përballojnë në zjarret që ndodhin në kryeqytet. Sipas Laçit, rrugët e ngushta, mungesa e hidrantëve si dhe trafiku i rënduar, janë armiku më i madh në këtë “betejë” të vështirë ndaj flakëve.
Para 10 ditësh në autostradën Tiranë-Durrës u dogjën dy fabrika të mëdha, të cilat përveç dëmit të madh ekonomik, rrezikuan edhe jetën e banorëve. Sa e vështirë ishte për ju që të arrinit të zgjidhnit këtë situatë?
Mund të them se këto ishin rastet më të vështira, me të cilat janë përballur zjarrfikësit kohët e fundit.
Ndërhyrja e shpejtë që ne bëmë ishte thelbësore. Menjëherë pasi morëm lajmin, ne shkuam në vendngjarje. Me ardhjen në ndihmë edhe të mjeteve të tjera nga rrethet bëmë të mundur që të arrinim t’i shuanim flakët. Një rast i vështirë ka qenë ai i firmës së mobilieve “Ardeno”, ku vetëm një mur ndante nga flakët depozitat e gazit. Edhe ajri qe shumë i rënduar, duke ua vështirësuar shumë punën punonjësve, të cilët u treguan heronj të vërtetë. Por me ndihmën edhe të mjeteve të tjera arritëm që të shuanim zjarret dhe të shmangnim një katastrofë që mund të ndodhte nëse shpërthenin depozitat e gazit që ishin shumë pranë.
A i plotësojnë këto biznese kushtet e sigurisë?
Në autostradën Tiranë-Durrës pothuajse është përqendruar shumica e bizneseve të Shqipërisë. Me të vërtetë janë biznese të mëdha dhe ato po lulëzojnë çdo vit, por të kuptuarit, për rrezikun nga zjarri dhe masat mbrojtëse që duhet marrë ndaj tij, vazhdon të ngelen në nivele të dobëta. Shërbimi zjarrfikës kryen kontrolle periodike dhe në disa ndërmarrje private është kërkuar edhe asistencë teknike për përgatitjen e personelit.
Ka ardhur koha që të mendohet gjithçka për zjarrin. Të dy pronarët e objekteve në darkë ishin të pasur, ndërsa në mëngjes u gdhinë me humbje goxha të mëdha, që kapin shifrën e disa miliona eurove.
Duhet të investojmë më shumë në mbrojtjen ndaj zjarrit. Përveç statusit që ato duhet të sigurohen nga kompanitë e sigurimit, gjithmonë duhet që të ketë një bashkëpunim më të ngushtë me shërbimin zjarrfikës. Kjo lidhje do t’u dhurojë atyre më shumë garanci për bizneset që ata zotërojnë.
Cilat janë problemet më të mëdha me të cilat duhet të përballet shërbimi i zjarrfikëses për të shuar një zjarr në Tiranë?
Probleme për zjarrfikësit në Tiranë janë ndërtimet pa leje dhe ndërtimet pa kritere që kanë ngushtuar shumë rrugët dhe vështirësuar në maksimum ndërhyrjen e zjarrfikësve në qytet. Po të përmendim raste të ndodhura disa kohë më parë në qendër të Tiranës, tek zona e ish-Bllokut, si dhe tek zona e “Piacës”, që është zona më problematike e ditëve të sotme. Duhet thënë se mënyra e afrimit tek zjarret e mundshme është goxha e vështirë.
Pra, nuk ka rrugë, nuk ka hidrantë për furnizimin e ujit, dhe më kryesorja është që nuk po kuptohet nga njerëzit që shpërndarja e flakëve në një zonë të banuar është me të vërtetë me rrezik të lartë, jo vetëm për banesat, por edhe për njerëzit.
Ka pasur ndonjë rast të vështirë për shërbimin e zjarrfikësve?
Po, zjarri tek Tirana e Re na solli shumë vështirësi. Kjo pasi pati probleme në evakuimin njerëzve. Duhen thënë që për zjarrfikësit mundësia e ndërhyrjes në disa zona është me të vërtetë problematike.
Kush janë zonat më problematike në Tiranë
Zona më problematike në qytet janë zona e ish-Bllokut, është zona mbrapa “Piacës”, është tek Medreseja, tek Stacioni i Trenit, në drejtim të spitalit. Por në përgjithësi, kur bie një zjarr në Tiranë, na krijohen goxha probleme.
Cilat janë vështirësitë në punën e shërbimit të zjarrfikësve?
Ajo që për ne vazhdon që të ngelet problem është vendosja e hidrantëve në rrugë. Asnjë nga rrugët e Tiranës nuk ka hidrantë, ndryshe nga sa janë eksperiencat ndërkombëtare, ndryshe nga sa po bëhet në disa zona të Shqipërisë. P.sh, rasti i Pogradecit, me të vërtetë një qyteti i vogël, por me një investim të mirë, rruga kryesore nga qyteti në drejtim të zonës turistike, e gjithë ishte përshkruar nga hidrantë.
Kjo bën që për çdo zjarr që mund të lindë gjatë ditës, zjarrfikësit kanë mundësi të kryejnë detyrën me shumë sukses. Ndërkohë që në Tiranë mosvendosja e hidrantëve detyron shumë zjarrfikës që të zgjasin kohën e shuarjes së zjarrit, dhe kjo pasi në qytet ka trafik të rënduar. Ne furnizohemi me ujë në tre vende në kryeqytet, në Kombinat, në qendrën e shërbimit të zjarrfikësve, si edhe në Kinostudio.
Ajo që bëjmë apel ne gjatë ndërtimit të rrugëve, të kihet parasysh vendosja e hidrantëve, si dhe të zgjidhet problemi me ujësjellësin për furnizimin e ujit. Ky është një ndër problemet më kryesore në Tiranë. Dhe nëse nuk i jepet një zgjidhje, mund të sjellë pasoja me të vërtetë të mëdha për qytetin e Tiranës.
Një problem tjetër shqetësues janë edhe karburantet e ndërtuara brenda qendrave të banuara. A vazhdojnë të mbeten shqetësim për ju?
Brenda në kryeqytet ka edhe disa objekte, siç janë karburantet, të cilat përbëjnë rrezik për lindjen e zjarreve. Karburantet që prej vitesh janë të ndërtuara me lejen e bashkisë, vazhdojnë që të ngelen problematike për qytetin e Tiranës, për arsye se vetë këto karburante nuk kanë një sistem të unifikuar të sigurisë për mbrojtjen nga zjarri. Ajo që dua të them, është se që nga koha që këto karburante janë ndërtuar deri në ditët e sotme, ka evoluar së tepërmi, mënyra e sigurisë së tyre dhe shuarjes së zjarreve. Tani ajo që po bëjmë ne, është që të përgatisim një vendim qeverie, për të detyruar që në këto pika të aplikohen teknikat e fundit për mbrojtjen nga zjarri.
Sa të rrezikshme janë këto karburante për qytetarët nëse përfshihen nga zjarri?
Për të gjitha zonat e banuara rreziku i zjarreve është potencial. Me gjithë masat e marra për vendosjen e cisternave në gropa të thella dhe të mbuluara me rërë për të izoluar sasinë e madhe të karburanteve nga sipërfaqja, në raste zjarresh, ai mund të depërtojë dhe të krijojë kështu probleme të mëdha. Mund të shkaktojë plasje dhe rreziku për banorët përreth zonës është goxha i madh.
Ajo që po themi ne është një vëmendje më e madhe e vendosjes së impianteve për sigurinë në shuarjen e zjarrit, të cilat me të vërtetë që janë të kushtueshme, por nga ana tjetër bën që koeficienti i sigurisë nga përfshirja e zjarreve të rritet shumë.
Sa e vështirë është për shërbimin e zjarrfikësve puna në trafikun e Tiranës, duke pasur parasysh sa i rënduar është ai?
Një problem që ne kemi dhe na shqetëson është edhe trafiku në Tiranë. Është një problem, i cili ka shumë vështirësi për t’u zgjidhur, por nëse duhet t’ia nisim nga diçka, pra të edukohemi që në trafik, me dëgjimin sinjalit të sirenës së zjarrfikësve të bëjmë të pamundurën që të hapim rrugën.
Duhet të dini se ajo që ndodh për 5 minuta në një vend ku ka rënë zjarr, është e parikuperueshme. Prandaj çdo minutë është e çmuar. Edhe përpjekja jonë është që ne të arrijmë të jemi në çdo skaj të Tiranës, për një periudhë kohore prej pesë minutash. Kjo është me të vërtetë një kohë shumë e shkurtër dhe në shumë raste vajtja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur që zjarret të shuhen shpejt dhe më e rëndësishmja, pa lënë pasoja. Janë të shumta rastet e kësaj natyre.
Në shumë ndërtesa shumëkatëshe vihet re që nuk ka shkallë emergjence. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë problem?
Është me të vërtetë problem në Tiranë për ndërtesat e larta. Të gjitha pallatet të cilat janë ndërtuar pa leje nuk kanë shkallë emergjence. Ne vazhdojmë që të bëjmë punën tonë, me aq mundësi sa kemi për të mos lejuar që një gjë e tillë të ndodhë, por gjithsesi shumë gjëra kanë kaluar. Ka dhe raste në të cilat është dhënë leja e ndërtimit, pa marrë edhe miratimin e shërbimit të zjarrfikësve. Ajo që kërkojmë ne nga KRT në të gjithë Shqipërinë është që të vlerësohet në maksimum kriteret që duhet të plotësohen edhe nga ana e sigurisë. Nuk duhet që të ketë sot një ndërtesë, që nuk ka shkallë emergjence. Pasojat do të ishin me të vërtetë shumë të mëdha. Rasti i Tiranës së re ishte rasti më ekstrem i kësaj ngjarjeje. Aq më tepër që pallati nuk kishte sistem ajrimi dhe për pasojë gjithë tymi ngeli brenda pallatit. Me rëndësi është që të ketë sistem ajrimi për çdo pallat, pasi në rast zjarri tymi i tepërt në pallat përbën rrezik për asfiksimin e qytetarëve, këtë e kërkojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe në radhë të parë duhet kuptuar nga qytetarët që një situatë e tillë është në rrezik të jetëve të tyre.