Pensionet rriten duke ulur evazionin fiskal

17/05/2005 Për subjektet private evazioni i llogaritur arrin në rreth 38 për qind
Në studimin e bërë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbi mënyrën e rritjes së pensioneve dhe barazimin e tyre deri në vitin 2007, thuhet se tri mënyrat që çojnë në rritjen e pensioneve janë ulja e papunësisë, sigurimi i të punësuarve dhe ulja e evazionit fiskal. Ndërkohë që është një kategori të punësuarish, ata që janë të pasiguruar, që nuk përfitojnë pension nesër. Për këtë arsye u bë dhe rritja e moshës së pensionit me pesë vite, në 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për femrat.
Sektori informal përfshin aktivitete ekonomike nga më të ndryshmet si: tregti me pakicë, shërbime, ndërtim, transport etj. Ky sektor, në përgjithësi, ka nivel të ulët organizimi,
marrëdhëniet e punës mbështeten në rastësinë, në lidhjet personale, familjare etj. Ai ekziston krahas me sektorin formal dhe kurdoherë e konkurron padrejtësisht atë. Aktualisht, informaliteti shfaqet para së gjithash në numrin e bizneseve të paregjistruar në degët e tatim-taksave, në diferencat midis numrit të bizneseve të regjistruara në këto
degë dhe në ISSSH, në nivelin e ulët të kontratave kolektive të punës, në praktikën e bizneseve për të punuar me dy listëpagesa, me dy bilance kontabile, etj. Format kryesore të informalitetit që lidhen me objektin e studimit janë: Diferencat midis numrit të bizneseve që funksionojnë, në fakt, me atë të regjistruar në degët e tatim-taksave. Gjatë vitit 2003 rezulton se nga 45.8 mijë subjekte që veprojnë në shkallë vendi, nuk ishin të regjistruar në degët e tatim-taksave rreth 5.800 subjekte të biznesit të vogël. Diferenca ka edhe midis numrit të të punësuarve në sektorin privat të ekonomisë dhe numrit të atyre që përfshihen në skemën e detyruar të sigurimeve shoqërore. Nga vlerësimet në shkallë vendi, numri i të punësuarve faktikisht në sektorin privat në zonat urbane është rreth 195 mijë vetë. Nga këta të siguruar realë në skemën e sigurimeve shoqërore, janë vetëm 120.600 vetë, ose vetëm 61.8 për qind e tyre. Në këto kushte në
subjektet private evazioni i llogaritur arrin në rreth 38 për qind, ndërkohë që, sipas konstatimeve nga kontrollet e ushtruara, është zbuluar një shkallë evazioni kontributiv për
rreth 27 për qind ose rreth 50.000 persona.
Ka diferenca ndërmjet nivelit të pagave të të punësuarit dhe madhësisë së pagave që raportohen në sigurimet shoqërore për llogaritjen e kontributeve. Ka një marrëveshje të heshtur ndërmjet punëmarrësve dhe punëdhënësve për madhësinë e pagave, që lë shtigje të hapura për të derdhur më pak kontribute në skemën e sigurimeve. Sipas statistikave të ISSH-së, paga mesatare e punonjësve të sektorit publik në vitin 2003 ishte 20.200 lekë në muaj, ndërsa paga mesatare e punonjësve të firmave private, e deklaruar prej tyre, është vetëm 14.000 lekë. “Ndonëse paga e sektorit privat, sipas verifikimeve eksperte, është më e madhe se ajo e sektorit publik, për të krijuar një përfytyrim të përafërt të evazionit, po supozojmë sikur këto paga të ishin së paku të njëllojta me ato të sektorit publik. Në këtë rast, evazioni llogaritet në rreth 24 për qind“, thuhet në studim. Përfundimisht, gjykohet se informaliteti në ekonominë shqiptare është dukuri mjaft evidente dhe me pasoja tepër negative për qëndrueshmërinë financiare dhe ecurinë e skemës së sigurimeve shoqërore. Në të njëjtën kohë, ai është një faktor me ndikim të fuqishëm mbi pjesën e kontributeve të skemës së sigurimeve shoqërore.
Në këtë kontekst dhe në funksion të reduktimit të evazionit janë marrë e vazhdojnë të merren një sërë masash, ndër të cilat më e rëndësishme është ajo e kalimit të përgjegjësive për mbledhjen e kontributeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Megjithëse përafërsisht njihen pasojat e faktorit evazion, për të qenë më korrekt në programimin e të ardhurave, edhe reduktimi i tij është parashikuar gradual dhe krahas masave për rregullimet infrastrukturore.