Rajs lavdëron arritjet në Irak
17/05/2005 Vizita
Në vizitën e parë në Irak, Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes më të madhe të myslimanëve sunitë në hartimin e kushtetutës së re të vendit. Doktoresha Rajs, tha se ajo dhe Kryeministri irakian nga radhët e shiitëve, Ibrahim al-Xhafari, kishin diskutuar mekanizmat për arritjen e një gjëje të tillë. Komiteti i sapoformuar irakian për Kushtetutën i përbërë nga 55 vetë ka vetëm dy pjesëtarë sunitë në përbërje, por z. al-Xhafari, tha se ai do bënte më shumë për të shtuar pjesëmarrjen e komunitetit sunit në punën e këtij komiteti. Kondoliza Rajs, në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan, ABC, tha se arritjet e Irakut gjatë vitit të kaluar ishin mbresëlënëse. Por ajo shtoi se kishte nevojë për progres të mëtejshëm politik për përballimin e kyrengritjes që ende vazhdon.