SIDA, burrat emigrantë po sëmurin gratë dhe partneret

17/05/2005 Brenda tre viteve rritet me 60 për qind numri i femrave me HIV/SIDA. Janë identifikuar 149 të prekur
Meshkujt me HIV/SIDA po shënojnë viktimat e veta, që janë gratë dhe fëmijët e tyre. Burrat e ardhur nga emigracioni po sëmurin gratë e tyre, partneret, në ndonjë rast dhe fëmijët. Mund të jenë çifte që kanë jetuar së bashku në Greqi apo Itali, janë çifte që jetojnë ende andej dhe që sa herë kanë probleme me sëmundjen, vijnë në Spitalin Infektiv dhe trajtohen. Vijnë dhe ikin si hije, me dramën e tyre të pashfaqur. Ndërkohë që ka dhe të tjerë, të cilët janë shumica që kanë jetuar disa vite jashtë dhe kur kanë ardhur në Shqipëri kanë infektuar dhe gratë, apo partnerët e tyre. Dhe përsëri ajo çfarë i ka bashkuar ka qenë një dhomë në Spitalin Infektiv.
Rritet 60 për qind numri i femrave
Krahasuar me tre vjet më parë, numri i femrave të identifikuara me SIDA është rritur me 60 për qind, megjithëse vazhdon të jetë më i ulët se numri i meshkujve të prekur, u tha në tryezën e rrumbullakët “Media dhe HIV/AIDS”. “Nuk e tregojnë vetëm statistikat, por dhe ne në spital e shohim, që tani po trajtojmë gratë, apo partneret e burrave të prekur”, thotë mjeku specialist Erion Dasho. Shifrat tregojnë se 70 për qind e 149 vetëve të identifikuar me këtë virus, kanë qenë emigrantë. “Në fillim u shfaqën meshkujt që e kanë marrë kur kanë qenë emigrantë, ndërsa tani po vijnë femrat, të cilat janë infektuar nga burrat”, thotë Dasho. Ndërkohë vihet re dhe një ulje e moshës së të prekurve me HIV/SIDA. Nga 35-40 vjeç, mosha e të identifikuarve rishtas është 20 deri 25 vjeç. “Është normale, pasi është mosha më aktive seksuale. SIDA në Shqipëri po merr profilin klasik”, thotë Dasho.
149 vetë mendohet të kenë
infektuar 1500 vetë
149 është numri i të identifikuarve deri tani me HIV/SIDA. Problem është se vitet e para njeriu mund të jetë vetëm i infektuar, sëmundja e SIDA-s shfaqet 3 deri pas 5 vitesh. Kështu që gjatë kësaj kohe, i infektuari, që nuk e di një fakt të tillë, infekton dhe partnerët e vet. Ky probabilitet varet se sa sjellje me risk ka personi. Kështu që mjekët e çdo vendi, për të gjetur numrin e përafërt të të infektuarve, e shumëzojnë 1 person me 7 deri në 10 partnerë që mund të ketë infektuar. Kështu që dhe në vendin tonë, ky numër llogaritet 1000 deri 1500 vetë. Deri në fund të vitit të kaluar kanë bërë testin e SIDA-s 14 mijë vetë.
5 fëmijët
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, shprehet se janë 5 fëmijë të prekur nga HIV/AIDS, 90 për qind e tyre e kanë marrë virusin nga nëna. Ndërkohë prej kohësh për një fëmijë dyshohet se e ka marrë virusin nga një transfuzion gjaku. Burrat dhe gratë e tyre, duke mos qenë në dijeni për fatkeqësinë që u ka ndodhur, kanë vendosur të bëjnë një fëmijë, i cili pas analizave ka rezultuar i infektuar.
Nuk ka rrezik për shpërthimin e epidemive
Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se nuk ka asnjë të infektuar, përdorues intravenoz, ndërkohë që vjet po ky Institut ka konfirmuar që janë dy vetë. Megjithatë nuk ka rrezik për shpërthimin e epidemive.
Rreziku i shpërthimit të një epidemie të mirëfilltë të SIDA-s, mund të vijë pikërisht nga përdoruesit e drogës. “Ne nuk kemi një situatë të frikshme sa i takon rrezikut të ndonjë epidemie, por nëse pritet, vjen pikërisht nga kjo kategori”, thonë mjekët. Precedentët në vendet e Lindjes nuk mungojnë. Shpërthimi i epidemisë së SIDA-s, kryesisht në ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik, ka nisur nga shkëmbimi i shiringave mes përdoruesve të drogës.
TË PREKUR:
149 të identifikuar me HIV/AIDS
1000-1500 mendohet numri i të infektuarve prej tyre
Numri i femrave me virusin HIV është rritur me:
19 për qind në vitin 2002
40 për qind në vitin 2004
60 për qind në fillim të vitit 2005
70 për qind e rasteve janë diktuar mes njerëzve të ardhur nga migracioni