E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA, kushte Gjermanisë

17/05/2005  Këshilli i sigurimit

Përfaqësues të qeverisë së SHBA-ve e paralajmëruan Gjermaninë dhe tri vendet e tjera pretendente për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit se do ta mbështesnin dëshirën e tyre vetëm në rast se këto vende nuk kërkojnë të drejtën e vetos. Gazeta "New York Times" njofton, duke iu referuar përfaqësuesve të qeverisë së SHBA-ve, se ata kanë frikë që e drejta e vetos për anëtarë të rinj do ta paralizonte punën e Këshillit të Sigurimit. Aktualisht për një vend të përhershëm në KS po përpiqen Gjermania, India, Japonia dhe Brazili. Kancelari gjerman, Gerhard Schrëder dhe Kryeministri japonez, Junichiro Koizumi, kërkuan në dhjetor që edhe anëtarët e rinj të KS të kenë të drejtën e vetos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›