Kërcënimi: Do ndërpresim bisedimet
17/05/2005 Iran
Në kuadër të mosmarrëveshjeve mes BE-së dhe Iranit, për programin atomik të këtij vendi, Irani kërcënoi sërish se do t'i ndërpresë bisedimet. Zëdhënësi i MPJ, Hamid Reza Asefi, tha në Teheran se raundi i ardhshëm i bisedimeve do të jetë shanci i fundit për gjetjen e një zgjidhjeje. Parlamenti iranian miratoi së fundi një projektligj, në të cilin i kërkohet qeverisë që ta vërë në jetë në mënyrë të përshpejtuar programin atomik të vendit. Sikurse thuhet në deklaratë, deputetët kërkuan që vendi të ketë mundësi ta përdorë energjinë atomike si dhe pasurimin e uranit në mënyrë gjithëpërfshirëse për qëllime paqësore. Perëndimi dyshon se Irani dëshiron të prodhojë armë atomike.