E Diel, 1 Nëntor 2026

Pensionet, rritja 4% per qytetin dhe 5% per fshatin Sonila Isaku

Duke nisur nga dite e djeshme, pikerisht ne 3 korrik ka filluar rritja e pensionit per te gjithe te moshuarit. Jane mbi 552 mije te moshuar qe perfitojne nga vendimi qeverise per rritjen e pageses se moshes se trete, te te gjithe kategorive. Rritja prej kater per qind do te thote se pensioni minimal i pleqerise peson nje rritje prej 445 leke ne muaj. Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Vjollca Braha, ka sqaruar mbi kategorite e pensioneve qe perfitojne te ardhura me te larta. "ISSH ka filluar rritjet e pensioneve dhe nga dita e sotme (dje) te gjithe pensionistet qe do te marrin pensionin prane qendrave paguese do t'i terheqin ato me gjithe rritjen. Rritjen ne masen 4% do ta perfitojne te gjithe pensionet e pleqerise, pensionet familjare dhe te invaliditetit te qytetit, ndersa rritjen ne masen 5% do ta perfitojne te gjithe pensionet e pleqerise, invaliditetit dhe familjar ne fshat. Po keshtu, rritjen ne masen 4% do ta perfitojne edhe te gjithe pensionet e ish ushtarakeve te caktuara dhe rillogaritur sipas ligjit 10142, date 15.05.2009, trajtimet e vecanta te piloteve fluturues, te detareve, te ish-punonjesve te ndermarrjeve ushtarake, te ish-punonjesve te nentokes, si dhe pensionet suplementare te profesoreve", - tha Vjollca Braho, Drejtoresha e ISSH-se. Rritja e pensioneve ka nisur qe nga data 1 korrik. Kjo do te thote se cdo pensionist qe ka terhequr diten e hene, pagesen pa rritje, do te mund ta terheqe ne muajin gusht pensionin e rritur se bashku me shtesen e muajit korrik. "Pra, ne total numri i perfituesve nga rritja e pensionit eshte 552 904 persona, nga te cilet 291.893 pensione pleqerie urbane, 50 167 pensione invaliditeti urbane dhe 50 656 pensione familjare urbane. Ne fshat perfitojne 160 188 pensioniste si dhe 30 900 persona nga programe speciale si ushtarake, minatore, punonjes te ish-industrise ushtarake/pilote/detare dhe profesore", - beri te ditur Braho. Pas kesaj rritje pensionisti, krahas te ardhurave nga pensioni do te vazhdoje te marre te ardhura te tjera qe jepen me vendime te vecanta te qeverise, si 150 leke kompensim ne muaj per diferencen e cmimit te bukes, 350 leke ne muaj si kompensim per energjine elektrike dhe 414 leke ne muaj per cdo pjesetar te familjes qe eshte ne varesi ekonomike te pensionistit. Sipas te dhenave zyrtare, pas kesaj rritje pensioni minimal ne qytet do te jete 11.562 leke ne muaj ndersa pensioni maksimal do te jete 23.123 leke. Ndersa te ardhurat minimale per pensionin e plote ne qytet nuk mund te jene me te vogla se 13.712 leke ne muaj dhe te ardhurat maksimale do te jene 23.623 leke. Pensioni i plote minimal ne fshat do te jete 7.841 leke ne muaj dhe pensioni maksimal ne fshat eshte 11.562 leke ne muaj. Te ardhurat minimale ne fshat arrijne ne 8.731 leke ne muaj.

Te ardhurat maksimale per pensionin e plote te qytetit:

Ishte

22234 leke + 350 + 150 = 22734 leke

Behet

23123 leke + 350 + 150 = 23623 leke

Te ardhurat e pensionit te plote te fshatit:

Ishte

7468 + 200 + 690 = 8358 leke

Behet

7841+ 200 + 690 = 8731 leke

Te ardhurat e pensionit maksimal te fshatit:

11562+200 = 11762

Llogaritja e shteses:

Te ardhurat totale mujore per pensionin e plote minimal te pleqerise llogariten jo me pak se 13.712 leke ne muaj. Pensioni minimal i pleqerise qe eshte caktuar para dates 30.06.2012 perfshire edhe kete date dhe eshte ne masen 11.117 leke ne muaj ne daten 01.07.2012 arrin ne masen 11.562 leke ne muaj, pra peson nje rritje prej 445 lekesh ne muaj, cka ben qe te ardhurat minimale te pensionistit te arrijne ne 13.712 leke.

Te dhena mbi perfitimet e pensionisteve

150 leke kompensim ne muaj perfitojne pensionistet per diferencen e cmimit te bukes

350 leke ne muaj si kompensim per energjine elektrike

414 leke ne muaj per cdo pjesetar te familjes qe eshte ne varesi ekonomike te pensionisti

11.562 leke ne muaj do te jete pensioni minimal ne qytet

23.123 leke ne muaj do te jete pensioni maksimal ne qytet

13.712 leke ne muaj jane te ardhurat minimale per pensionin e plote ne qytet

23.623 leke ne muaj jane te ardhurat maksimale ne qytet

7.841 leke ne muaj do te jete pensioni minimal ne fshat

11.562 leke ne muaj do te jete pensioni maksimal ne fshat

8.731 leke ne muaj do te arrijne te ardhurat minimale ne fshat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›