Sajmir Muça nëndrejtori i ri i policisë së Fierit
18/01/2009 Ende vakant vendi i drejtorit
FIER- Sajmir Muça është emri më i ri në postin e nëndrejtorit të drejtorisë së policisë së Fierit. Ditën e djeshme është bërë emërimi i Muçës, ndërkohë që nëndrejtori i mëparshëm Elidon Veizaj është larguar në qytetin e Beratit për të mbuluar të njëjtin pozicion. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Veizaj ka zëvendësuar Artan Cukun, i cili është larguar nga kjo detyrë. Më parë Sajmir Muça ka mbuluar postin e shefit të komisariatit të Fierit, ndërsa me këtë lëvizje kalon nëndrejtor i drejtorisë së policisë. Muça vjen në këtë post pas një eksperience të gjatë, ku për një periudhë kohe ka drejtuar komisariatin e Elbasanit. Me gjithë lëvizjet e djeshme, vazhdon të mbetet i paqartë emri që do të vendoset në krye të komisariatit të policisë së Fierit, vend i cili vazhdon të mbetet vakant. Por me sa duket do të jetë Muça ai që do të drejtojë këtë post deri në mbërritjen e drejtorit të ri për Qarkun e Fierit, pasi nëndrejtori i ri ka kryer më parë funksionin e shefit të komisariatit të Fierit.