Rreth 80 për qind e adoleshentëve, jashtë influencës së prindërve
Motivet pse 68 për qind e prindërve kundërshtohen prej fëmijëve të tyre. Anketimi është kryer në rrethet Tiranë dhe Korçë nga Skënder Demaliaj
Jonida Tashi
Rreth 80 për qind e adoleshentëve po i “vënë para” prindërit. Kjo ka bërë që gati 68.3 për qind e prindërve të kundërshtohen nga fëmijët e tyre adoleshentë. Në konfliktin midis prindërve dhe fëmijëve të moshës 14-18 vjeç janë më së shumti djemtë ata që ngrenë krye mbi prindërit. Rezultatet e mësipërme për komunikimin e prindërve dhe fëmijëve janë publikuar nga doktori i shkencave psikologjike, Skënder Demaliaj. Psikologu Demaliaj ka realizuar së fundi një anketim në rrethet Tiranë dhe Korçë, sipas të cilit, komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve është i kufizuar.
Anketimi
Anketimi i publikuar nga doktori i shkencave psikologjike, Skënder Demaliaj, evidenton se mes marrëdhënieve prind - fëmijë të moshës 14-18 vjeç ka mosmarrëveshje e konflikte të shumëllojshme. Përzgjedhja e programeve televizive, ekskursionet dhe imponimi i prindërve në zgjedhjet e fëmijëve janë disa nga motivet kryesore të konflikteve prindër-adoleshentë. Nga pyetësori, ku u përfshinë rreth 100 prindër, rezulton se rreth 24.5 për qind e fëmijëve i kundërshtojnë shpesh prindërit, pasi e konsiderojnë veten të rritur dhe nuk kanë nevojë për aq shumë këshilla e moral. Anketimi detajon se janë djemtë (78.6 për qind) ata që i kundërshtojnë më shumë prindërit e tyre. Ndërsa vajzat tregojnë se kritikohen jo vetëm prej prindërve, por edhe prej vëllezërve, madje edhe kur këta të fundit janë më të vegjël në moshë. Nga ana tjetër, rreth 68.3 për qind e prindërve kundërshtohen prej fëmijëve të tyre në ndonjë rast.
Shkaqet
“Po të kemi parasysh edhe ata që kundërshtojnë shpesh, rezulton se në 10 nxënës, 9 prej tyre kundërshtojnë”, - thuhet në rezultatet e anketimit. Shkaqet kryesore janë padurimi, komunikimet e rralla, mungesa e tolerancës, patriarkalizmi, sedra e sëmurë. Kjo do të thotë se midis dy palëve ka interesa dhe koncepte të ndryshme, deri logjika të kundërta. Ky konflikt, sipas psikologëve, lind sepse prindi tenton të ushtrojë presion mbi fëmijën adoleshent, për t’i imponuar atij ato gjëra që ai mendon se i kanë munguar, për të arritur atë çfarë ka dashur në jetë. Kjo bie në kundërshtim me prirjen e adoleshentit për t’u afirmuar. Sipas rezultateve të anketimit, motivet kryesore të konflikteve prindër-adoleshentë kanë të bëjnë me preferencën e programeve televizive (14 për qind), moslejimin nga ana e prindërve që fëmijët të shkojnë në ekskursione apo disko dhe përpjekjet e prindërve për t’iu imponuar fëmijëve në jetën e tyre private. Rreth 60 për qind e të intervistuarve adoleshentë shprehen se nuk ua hapin zemrën prindërve, por shokëve dhe miqve të tyre, me moshë të njëjtë ose të përafërt.
Anketimi në shifra
100 prindër nga Tirana dhe Korça u përfshinë në pyetësorin e realizuar nga psikologu
14-18 vjeç është mosha e fëmijëve që shfaqin më shumë konflikt me prindërit
24.5 për qind e fëmijëve kundërshtojnë shpesh prindërit, pasi e konsiderojnë veten të rritur
78.6 për qind e djemve i kundërshtojnë më shumë prindërit e tyre
68.3 për qind e prindërve kundërshtohen prej fëmijëve të tyre në ndonjë rast
60 për qind e të intervistuarve adoleshentë shprehen se nuk ua hapin zemrën prindërve
24 Mars 2009