Problemet që ka arsimi parauniversitar sot
Reforma në sistemin e ri arsimor: arritjet, problemet dhe detyrat për të ardhmen. Mangësitë në prodhimin e mësuesve, ngarkesa mësimore dhe Matura Shtetërore
Nga Yllka Beçi*
Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë, në vitin 2008 mbështeti dhe vëzhgoi me kujdes reformat arsimore të kryera në arsimin parauniversitar dhe universitar. Ajo përdori metodën e takimeve me nxënës e studentë, mësues e pedagogë, prindër, por dhe median e shkruar e atë elektronike. Mendimi ynë dhe i intelektualëve, në përgjithësi, është pozitiv. Por ne kemi edhe vërejtjet e sugjerimet tona, me synimin për t'i çuar më përpara këto reforma në drejtim të rritjes së cilësisë së shkollës shqiptare dhe konkretisht kalimin nga arsimi i detyruar 8-vjeçar në atë 9-vjeçar, që është një hap përpara drejt integrimeve europiane.
Por, që kjo reformë të kishte sukses të plotë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës duhet t'i kishte propozuar qeverisë që të merrte disa masa ekonomike-sociale. Kjo gjë do të ndihmonte për të ulur sa më shumë nivelin e varfërisë në mjaft familje shqiptare, që janë të varfra dhe shumë të varfra. Ka qenë e nevojshme që të merrte masa jo vetëm për këtë kategori nxënësish, por edhe për ata që kanë boshllëqe të mëdha në njohuritë e marra në shkollë. Krahas kësaj duhej të siguroheshin fonde për ta shtrirë arsimin parashkollor në të gjithë vendin, siç ka ekzistuar më parë. Kështu edhe numri i nxënësve që braktisin shkollën do të ulej dukshëm.
Të mos harrojmë se investimet në arsim janë me përfitime afatgjata. Por, ne mendojmë se duhet bërë kujdes nga institucionet përgjegjëse lidhur me kontrollin e zbatimit të Udhëzimit Nr. 32, datë 28, 08, 2008, në mbështetje të ligjit Nr 79 52, datë 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”, i ndryshuar, sidomos në drejtim te vijueshmërisë së nxënësve në klasën e nëntë, në luftën kundër analfabetizmit. Në këtë kuadër, ende mbetet problem i pazgjidhur me ligj pagesa e mësuesve me klasa kolektive, gjë që është zgjidhur pjesërisht për ciklin e ulët, kurse në ciklin e lartë ose nuk paguhet fare, ose u jepet 50% e shpërblimit. Vetëkuptohet, në këtë rast, mbingarkesa e mësuesve dhe e nxënësve, që ndikon direkt në uljen e cilësisë së mësimit dhe edukimit.
Jo më pak kujdes duhet t'i kushtojmë bashkëpunimit të shkollës me prindërit e nxënësve, të cilët kohët e fundit kanë rënë dukshëm, duke e humbur dhe traditën e mirë që kishim pasur. Në kuadrin e reformës arsimore, shtrojmë pyetjen: A mos ka ardhur koha që mësuesi dhe psikologu të merren dhe me edukimin e prindërve, nëpërmjet leksioneve dhe formave të tjera sa më frytdhënëse?
Institucioneve përgjegjëse u kujtojmë se shkollat më të mira në Europë dhe në botë, shumë nga këto probleme sociale i kanë zgjidhur me kohë. Por, megjithatë, ato bëjnë kujdes në shpërblimin shumë të mirë të mësuesit, në kualifikimin me shpërblim, në uljen e ngarkesës vjetore në 650 orë etj., etj. Dhe, më kryesorja, sindikatat, shoqatat etj., bëjnë shumë reklamë për të dërguar studentët më të mirë dhe më të talentuar në degët e mësuesisë.
Krahas këtyre problemeve të pazgjidhura dhe përvojës nga Europa, ne mendojmë që për të përmirësuar punën mësimore-edukative në arsimin e detyruar 9-vjeçar, sidomos në zonat e thella malore, të ndërtohen konvikte pranë shkollës 9-vjeçare të një zone, duke siguruar numrin e domosdoshëm të nxënësve për çdo klasë të ciklit të lartë. Këtu, kemi parasysh largimin e masës së familjeve për në zonat fushore dhe zvogëlimin e popullsisë në zonat e thella. Kështu, do të parandalojmë dukurinë e braktisjes së shkollës dhe shtimin e numrit të analfabetëve, do të sigurojmë edukimin e fëmijëve në grup dhe do t'i aftësojmë ata për të vazhduar arsimin e mesëm të përgjithshëm e profesional në qytete. Kjo nuk është udhë e pashkelur, pasi dhe më parë kemi pasur përvoja pozitive në këtë drejtim.
Ne kemi ndjekur me kujdes dhe reformën në universitete, kur këto tre vitet e fundit është zbatuar "Matura Shtetërore", me nxënës që kryejnë shkollën e mesme. Opinioni i anëtarëve të Shoqatës sonë dhe i prindërve të kualifikuar është se "Matura Shtetërore" është arritje e sistemit tonë shoqëror demokratik, pasi në themel të saj qëndron parimi: "Meritë-Preferencë". Zhvillimi korrekt i saj, padyshim, shmang korrupsionin dhe e motivon brezin e ri për të mësuar sa më shumë, pasi dijet e tyre vlerësohen si duhet. - Nga ana tjetër, komponenti "preferencë" sjell një shkatërrim (handikap) ose prish ekuilibrin në shpërndarjen e nxënësve cilësorë, për të gjitha degët e shkencave shoqërore, ekonomike, natyrore etj., gjë që do ta paguajë vendi ynë në një të ardhme jo shumë të largët. Pse e themi këtë gjë? Së pari, sepse planet dhe programet mësimore, në krahasim me ato para Reformës, janë shkurtuar deri në masën 50% të orëve mësimore, në çdo lëndë. Kështu lihen pas dore eksperimentet, praktikat në prodhim e në shkolla etj., etj.
Së dyti, politikat e sotme të zhvillimit ekonomik u japin përparësi profesioneve të tilla, si: ekonomist, jurist, stomatolog etj., duke lënë mënjanë degët kryesore të shkencave dhe aq më keq nuk vlerësojnë nga ana materiale mësuesin e pedagogun, të cilët janë ata, që do ta përgatisin elitën e vendit tonë. Mungesa e nxënësve cilësorë, në të gjitha degët e shkencave, do të thotë mungesë që në degët e shkencave, që përgatitin elitën e kuadrove që do të udhëheqin vendin në politikë, ne ekonomi, në shkencë etj. Nuk do të konkurrojnë dot me kuadro, që udhëheqin vendet me demokraci, ekonomi dhe teknologji të përparuar. Kjo dukuri negative ka nxjerrë kokën që në këta 3-4 vitet e fundit dhe, me kalimin e kohës, do të bëhet shumë shqetësuese. Ne mendojmë që Akademia e Shkencave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, politikanët profesionistë, atdhetarë e specialistë më të mirë, në të gjitha fushat e jetës, si edhe të shoqërisë civile, të marrin masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi madhor.
Shqetësimin po e ilustrojmë me një shembull. Për vitin akademik 2008-2009, në degën e Fizikës të Universitetit të Tiranës, "dyshemeja" e pikave ishte 2.800. Kjo do të thotë që në këtë degë, nxënësi i fundit i kishte notat të gjitha 5-a. Ndërsa dega e Stomatologjisë e kishte "dyshemenë" e pikëve 6.039. Pra, në këtë degë kanë shkuar nxënës cilësorë. Kurse në të gjitha degët e mësuesisë kanë shkuar maturantët më të dobët të shkollave të mesme. Kjo tregon se mësuesit e diplomuar nga cikli i parë i kësaj reforme, pra 2005-2008, do të jenë me një nivel të ulët profesional. Për pasojë, në të ardhmen, do të ulet niveli i përgjithshëm i tërë arsimit tonë.
Prandaj, jemi në kohë që, duke u nisur nga viti 2009, të ndërmarrim ato politika, që nxisin cilësinë e lartë në të gjitha degët e shkencave përkatëse, pra dhe në ato të mësuesisë, puna cilësore e të cilëve hedh themelet e një shteti me popullsi të mirarsimuar dhe të kulturuar, që çon përpara ekonominë dhe emancipimin e përgjithshëm shoqëror.
Me masivizimin e arsimit të lartë, krahas anëve pozitive, kanë lindur shumë probleme për t'u zgjidhur. Kjo sidomos në infrastrukturën e nevojshme në burimet njerëzore, teknologji etj. P.sh., mendojmë se nuk është normale që një student i vitit të parë në disa ditë të javës, të fillojë leksionet në orën 8:00 dhe t'i mbarojë ato në orën 19:00 etj. Kur do të përgatitet ky student për të nesërmen? A nuk ndikon kjo dukuri në futjen e të rinjve në vese dhe plagët negative të shoqërisë që jetojmë?
Lidhur me masivizimin, shoqëria jonë shtron pyetjen: A janë të gjithë pedagogët cilësorë? A kontrollohet pedagogu i sotëm në mësimdhënie dhe në disiplinën formale? Apo mos arsimi i lartë po kthehet thjesht në një biznes? Titujt "Master" ose "Doktor", a kanë kriter limit vlerësimi teorik dhe të punës shkencore, që ai ka bërë në të mirë të shkencës ose ekonomisë, për të cilën edhe merret? A ka vlerësim material dhe mbi çfarë kriteresh? Shkëmbimi i pedagogëve tanë me ata të vendeve nga Europa e më gjerë, a e ka rritur cilësinë e drejtimit dhe atë të nivelit të mësimnxënies? Pra, janë mjaft pyetje, të cilat kërkojnë rrugëzgjidhje.
Përsa i përket botimit të teksteve alternativë shkollorë, opinioni ynë është se, krahas dëshirës së mirë për të vendosur konkurrencën në treg, dalin në pah mjaft probleme, që pa dyshim bien mbi kurrizin e nxënësve dhe sjellin pasojë cilësinë e ulët të shkollës. A mos kemi të bëjmë edhe, në këtë rast, me rendje pas biznesit, pra tregtisë së hartimit e botimit të tyre? Thuhet se tekstin alternativ e zgjedh mësuesi. Mirë, po ky çfarë niveli ka vetë? Por kjo vështirë se ndodh në çdo cep të vendit, sidomos edhe nga mësuesit e klasave kolektive të ciklit të lartë të 9-vjeçares.
Mbetet problem shqetësues se shumë shtëpi botuese nuk rendin pas cilësisë së tekstit, por mendojnë vetëm fitimin e tyre. Problem kryesor mbetet përmbajtja e tekstit, metodat e mësimdhënies, duke nisur nga aparati pedagogjik, dizajnimi dhe strukturimi i tyre, cilësia e botimit të tyre, si numri i madh i faqeve, letra, lidhja etj. Por, më kryesorja është se jo rrallë nuk zbatohen programi lëndor e gjuha standarde shqipe, si përdorimi i frazave e fjalive të gjata, nganjëherë ndryshojnë përmbajtjen e përrallës, shkruajnë me gabime drejtshkrimore dhe krijojnë mbingarkesë për nxënësit. P.sh., në vitin mësimor 2008-2009, teksti i fizikës së shkollës së mesme vetëm se ndërroi shtëpinë botuese e ka dalë me gabime të shumta. Ose: A duhet që një fëmijë 13-vjeçar të studiojë katër ose më shumë orë në ditë për t'u përgatitur për të nesërmen?
Për t'u ardhur në ndihmë nxënësve dhe prindërve të tyre, mendojmë t'i paraqesim propozim, në emër të Shoqatës sonë: Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe Këshillit të Ministrave që, për vitin e ardhshëm 2009-2010, tekstet e klasave 1-5 t'u jepen nxënësve falas. Një masë e tillë do të ndikojë për mirë në cilësinë e përvetësimit të dijeve nga fëmijët e këtyre klasave në mbarë vendin, sidomos në zonat e thella.
Problem mbetet mospërdorimi në disa shkolla të Tiranës i gjuhës shqipe standarde dhe, për pasojë, nxënësit e klasës së pestë nuk e kuptojnë shpjegimin, sepse mësueset përdorin dialektin e tyre. Mendoni se çfarë problemesh lindin për këtë gjë në shkollat e fshatrave të largëta të vendit.
Gjithashtu, në shkollat 9-vjeçare ka ende mësues, që u mungon etika në komunikimin me nxënësit në klasë. Nuk janë të pakta rastet, kur nxënësi ndodhet nën efektin e dhunës psikologjike ose fizike në klasë e në mjediset e shkollës.
Shoqata jonë ka kërkuar prej vitesh ruajtjen e pastërtisë së gjuhës shqipe të njësuar (standarde) përmes hartimit të ligjit që e mbron atë nga keqpërdoruesit e të gjitha shtresave të shoqërisë. Por jo vetëm kaq, Shoqata jonë vite më parë, në Projektin për Gjuhën Shqipe Standarde, u ka kërkuar institucioneve përgjegjëse vendosjen e një redaktori gjuhësor në çdo institucion, shtetëror e privat. Ajo ka propozuar dhe uljen ose sponsorizimin nga shteti të çmimit të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” deri në 30%. Kështu do të kenë mundësi ta blejnë atë drejtoritë e shkollave, mësuesit, intelektualët e prindërit.
Për sa më sipër, në korrik të vitit 2008 iu drejtuam me shkrim Parlamentit Shqiptar që t'i kërkonte qeverisë Projektligjin Nr. 72, të shkurtit 2005. Por edhe kësaj të fundit i kërkuam që ta dërgonte këtë projektligj për miratim në Parlament. Por, fatkeqësisht, nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri sot. Ky qëndrim i institucioneve qendrore ndaj një problemi madhor, siç është gjuha amtare, shtet-formuese e një kombi, tregon se ligjvënësi nuk i kërkon llogari ekzekutivit dhe, të dyja së bashku, nënvlerësojnë shoqërinë civile dhe nuk e quajnë ndihmëse për të bashkëpunuar në zgjidhjen e problemeve, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare.
*Autorja është drejtuese e Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë
Gazeta është e hapur dhe mirëpret të gjitha opinionet, komentet dhe debatet, qoftë për shkrimin e mësipërm, qoftë edhe për problemet dhe mangësitë e sistemit arsimor në vendin tonë. Për cdo gjë, mund të na shkruani në adresën: albertgjoka@yahoo.com, ose të komunikoni përmes numrave të telefonit të redaksisë.
24 Mars 2009