Pensionet, sa larg nivelit të ’90-tës.
16/05/2005 Historia e pensioneve shqiptare në vitet e tranzicionit, i ngjet të ecurit të gaforres. Gjatë gjithë 15 vjetëve, jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për rritje të pensioneve dhe njerëzve, u është dukur se me rritjen e kërkesave për ushqime, veshje, mobilim e deri tek makinat e telefonat, rritja e pensioneve ka qenë më e vogël por ama, ka qenë një rritje. Në fakt, nuk ka ndodhur e njëjta gjë. Inflacioni i periudhës ka qenë aq galopant, saqë pensionet e sotme rezultojnë shumë më të ulëta se të vitit 1990. Në këtë kuptim, rritja e pensioneve nuk ka qenë asgjë tjetër vetëm se një rendje drejt asaj që ata ishin dikur. Ende më e trishtuar është historia e pensioneve të fshatit, të cilët aktualisht janë pak më shumë se gjysma e asaj që ishin këtu e 15 vjet më parë. 350 lekëshi i dikurshëm, vlerësohet të jetë shumë më tepër, çka përbën edhe treguesin më të mirë se përse 560 mijë qytetarët që e gëzojnë të drejtën e pensionit, nuk janë asnjëherë të kënaqur me atë që marrin.
Rritje, apo…
Mjafton një ndërhyrje sado e vogël e qeverisë në pensione, dhe pothuaj të gjitha gazetat e televizionet e vendit hapen me këtë lajm. Shpesh, kundërshtarët e qeverisë, e kanë cilësuar këtë si një marketing për të shitur gazetat dhe në fakt, kjo nuk ka përse të përjashtohet. Nga ana e saj, qeveria e shfrytëzon për një lloj tjetër marketingu, politik dhe elektoral, çdo hap sado të vogël që e ndërmerr. Por çështja nuk është kaq e thjeshtë. Problemi i pensioneve është shumë i ndjeshëm, pasi ka të bëjë me interesat e një të gjashtës së popullsisë më të respektuar të vendit. E në këtë histori rritjeje, në fakt, thuhet vetëm gjysma e së vërtetës. Pensionet rriten në raport me atë që ata kanë qenë një vit më parë, por jo në raport me atë çka ishin para tranzicionit. Inflacioni në këto vite ka qenë vërtetë gërryes. Për pasojë, në realitet, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore që mbikqyr pensionet, pensioni minimal real i vitit 2004, ka qenë sa 86 për qind e pensionit minimal real të vitit 1990. Kjo histori nuk ka ndryshim as për të ardhurat minimale në përgjithësi, të cilat sipas të të njëjtit burim, në fund të vitit 2004 rezulton të kenë qenë sa 92 për qind e atyre të vitit 1990. Kështu, mesatarisht, shqiptarët paguhen më keq se në kohën e komunizmit. Kjo, vetëm për qytetin, pasi në fshat, shifrat janë edhe më të ulëta. Pensioni i 2004 është sa 62 për qind i atij të 90 dhe e ardhura minimale reale, sa 66 për qind e 90, çka është treguesi më i mirëfilltë i shkallës së lartë të varfërsië në fshat dhe i thellimit të dallimeve ndërmjet fshatit dhe qytetit. Tani le të vijmë tek ndryshimet që do të sjellë në këto tregues, rritja e rradhës, që ndoshta për efekte elektorale, ndryshe nga vitet e tjera, është afruar me një muaj, dhe marketingu shtetëror për zbatimin e programeve sociale të qeverisë, sapo ka filluar.
Pensionet e qytetit do të rriten me 8 për qind dhe ky hap do të sjellë ndryshime në rritjen reale të të ardhurave, edhe për vetë faktin se, rritja është gati tre herë më e madhe se inflacioni vjetor. Por, nuk do të ketë ndonjë ndryshim kushedi se
çfarë. Pas qershorit pensioni do të jetë sa 90 për qind e atij të vitit 1990, ndërsa të ardhurat minimale reale, 96 për qind e atyre të po të njëjtit vit, 1990. Duke bërë diferencat rezulton se pensionet shqiptare deri në vitin 2007 nuk do të kenë rritje reale krahasuar me vitin 1990. Tjetër pamje ofrojnë treguesit e fshatit. Me rritjen e qershorit, pensioni minimal bëhet sa 69 për qind e vitit 90 nga 62 për qind që ishte një vit më parë, dhe të ardhurat minimale reale bëhen 73 për qind nga 66 që ishin në 2004. Duke ndjekur këto ritme, duhen edhe 5 vjet që pensionet e fshatit të kapin nivelin e 90 dhe duhen edhe 4 vjet që të ardhurat minimale reale të shkojnë në të njëjtat nivele. Por, duke marrë parasysh zhvillimet inflacioniste që mund të ndodhin në vitet e ardhshme, periudhat kohore shtohen e pakta edhe me nga dy vjet. Në këtë kuptim, e pakta deri më 2012, pensionet realisht nuk rriten, por rritja është synim për barazimin me 1990.
“Antireklama”, pse dhe si rriten pensionet në qershor 2005
Jemi mësuar që, për çdo vit pensionet dhe pagat të rriten më 1 korrik. Sivjet, duket se ka ndodhur mrekullia dhe qeveria e ka zgjidhur qesen, duke u bërë si dhuratë qytetarëve të vet një muaj më shumë nga rritja. Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Çdokush me të drejtë mund të pyesë, se nga dolën paratë, kur buxheti është kopsitur që në dhjetor të vitit të kaluar? E vërteta është se para rritjes së pensioneve, duhej bërë indeksimi i tyre në bazë të inflacionit vjetor. Pikërisht, shkelja e afatit ligjor të indeksimit, ka qenë çelësi i artë. Fondi vjetor i pensioneve është 40 miliardë lekë, ndërsa i pagave 43 miliardë. Me një llogari të thjeshtë rezulton se duke mos e bërë indeksimin në kohën e caktuar, që është 1 prilli, qeveria ka përfituar në kurriz të pensioneve rreth 300 milionë lekë dhe pak më e lartë është shifra e përfituar nga mosindeksimi i pagave. I gjithë fondi shtesë që është llogaritur në fillim të vitit për pensionet është 2 miliardë lekë. Duke e përllogaritur, rezulton se shifra që përfitohet si rritje në qershor është e njëjtë me atë të indeksimit. Pra, qeveria u jep punonjësve dhe pensionistëve paratë e tyre, por ama me 3 muaj vonesë dhe me shpresën se mund të bëjë sadopak reklamë për këtë hap social. Ndoshta, kështu mund të shpjegohet edhe heshtja e sindikatave, të cilat e mbyllën gojën pas takimeve me qeverinë, ndonëse kishin lajmëruar protesta.
Shkaqet
Inflacioni, rritja e shpejtë e numrit të pensionistëve në 15 vjetët e fundit, rënia po aq e lartë e fuqisë punëtore në vend për shkak të emigracionit masiv, sigurisht që do të sillnin pështjellime në skemën e sigurimeve. Për pasojë, tronditje do të kishin edhe pensionet. Por historia nuk ka se si të jetë aq e përciptë. Kemi të bëjmë ne rastet e mësipërme me faktorë objektivë, të cilët kanë ndodhur pavarësisht skemave të pensioneve. Por kjo është vetëm gjysma e medaljes. Ana tjetër, që përbën faktorët subjektivë, ka të bëjë me menaxhimin e skemës dhe ushqimin e saj. Në fakt, problemi më i madh që vuan sot skema e pensioneve njëkohësisht edhe shkaku kryesor që pensionet mbeten shumë më të ulta se të vitit 1990, është puna e zezë që në Shqipëri vlerësohet të jetë sunduese. Po kaq e vërtetë sa fakti se inflacioni në shumicën e viteve të tranzicionit është rritur me tre e dy shifra, dhe se numri i pensionistëve është dyfishuar nga 240 mijë në 1990 në 500 mijë në 2004, është edhe fakti se dhjetëra ndërmarrje e kompani të mëdha në vend nuk i kanë të regjistruar askund punonjësit e tyre. Për pasojë, skema e sigurimeve e ndërtuar mbi partneritetin social (paguan ti sot për të tjerët dhe të tjerët paguajnë nesër për ty), ka mungesa të mëdha monetare. Dhe nuk mund të mbetet pa u përmendur këtu si një efekt negativ edhe keqpërdorimi e shpërdorimi i fondeve të pensioneve, si një tjetër faktor subjektiv dhe i pallogaritur saktë ndonjëherë. Për pasojë, pensionet që marrin të moshuarit e sotëm nuk është e tepërt që të quhen thërrime.